1.Pagesën duhet ta kryej menjëherë kur bëj rezervimin?
Ju nuk mundeni, pasi ju bëni rezervimin në emailin tuaj do ju vijë konfirmimi i rezervimimit tuaj. Në email, lart majtas do t’ju shfaqet statusi “Rezervim në pritje”, që do të thotë që rezervimi juaj është në pritje. Stafi ynë njoftohet menjëherë për rezervimin tuaj si në rastin e udhëtimeve apo të akomodimeve ku do të konfirmojnë disponibilitetin e hotelit apo nëse ka ende vende të lira për udhëtimin e planifikuar dhe më pas rezervimi juaj do të konfirmohet ose jo. Nëse rezervimi juaj konfirmohet, në email do t’ju vijnë bashkangjitur edhe mënyrat tona të pagesës për të përfunduar rezervimin.
2.A mund të anulloj rezervimin tim online?
Ju nuk mundeni të bëni anullim të rezervimit online. Ju duhet të kontaktoni me email në elitetravelagency@etg.al me subjekt: Kërkesë për Anullim, dhe më pas do të merrni një përgjigje nga stafi ynë.
3.Pagesa & Afatet
Jeni gjithmone te mirepritur ti bashkoheni eksperiencave unike qe ofrojme nepermjet udhetimeve tona. Pagesat mund te kryhen
1.Cash prane zyrave tona ne Tirane edhe Elbasan.
2. Nepermjet llogarive tona Bankare :
a. BKT (Lekë ose Euro)
b. Raiffeisen (Lekë ose Euro)
3. Mund te kryhen nepermjet Kartave te kreditit, duke plotesuar formularin perkates (Payment Authorization)
4. Paypal
Post Script (Shenim): Ju lutem pagesat nevojiten 72 ore para nisjes se sherbimit ne menyre qe te rezervohet vendi juaj. Jeni te mirepritur!
3.a Detajet e Bankave
1.Raiffeisen Bank:
a. Per pagesa ne monedhen Euro :
ELITE TRAVEL D.M.C. SHPK
Beneficiary : Elite Travel DMC shpk
Beneficiary Bank: Raiffeisen Bank (Elbasan Branch) Albania
Currency: EURO
Account: 0060351727
IBAN: AL80202310040000000060351727
SWIFT/ B.I.C Code: SGSBALTX
b. Per pagesa ne monedhen Lek:
ELITE TRAVEL D.M.C. SHPK Beneficiary : Elite Travel DMC shpk
Beneficiary Bank: Raiffeisen Bank (Elbasan Branch) Albania
Currency: LEKE
Account: 0050351727
IBAN: AL95202310040000000050351727 LEKE
SWIFT/ B.I.C Code: SGSBALTX
2. Banka Kombëtare Tregtare:
a. Per pagesa ne monedhen Euro :
ELITE TRAVEL D.M.C. SHPK
Beneficiary : Elite Travel DMC shpk
Beneficiary Bank: BKT (Elbasan Branch) Albania
Currency: EURO
Account: 405832880
IBAN: AL1820531050832880CLPRCFEURF
SWIFT/ B.I.C Code:NCBAALTX
b. Per pagesa ne monedhen Leke:
ELITE TRAVEL D.M.C. SHPK
Beneficiary : Elite Travel DMC shpk
Beneficiary Bank: BKT (Elbasan Branch) Albania
Currency: LEKE
Account: 405832880
IBAN: AL3420531050832880CLPRCLALLU
SWIFT/ B.I.C Code:NCBAALTX
4.Si mund te Rezervoj ?
1. Ju mund te rezervoni si meposhte:
a.Nepermjet faqes tone duke plotesuar te dhenat ne linkun perkates te produktit .
b.Per suport mund te na kontaktoni online nepermjet chatit te faqes 7/24hrs
c.Si dhe nepermjet numrave tone te kontaktit :
Mobile: +355 69 204 4656
2.Te dhenat qe duhen per rezervim:
a.Emri dhe mbiemri i plote
b.Fotografi e mjetit te identifikimit
c.Numer telefoni mobile
d.Adrese e-mail (ku do t’ju dergohet fatura elektronike per sherbimin e kerkuar, detajet dhe itinerari i plote)
Post Script (Shenim): Shume e rendesishme per femijet nen 18 vjec ne udhetimet qe ka kalim doganore kerkohet qe te dy prinderit te jene te pranishem per ta shoqeruar ose te jetë i pajisur me prokure te posaçme. Bashke me Prokuren origjinale, Ju lutem te keni edhe 2 fotokopje per tu dorezuar ne pikat kufitare.
5.Ku dhe Kur mund te bej pagesen cash?
1. Tirane : Adresa:Rruga e Atjonit, Tiranë 1000
Google Maps: https://g.page/elitetravelal?share
Orari:
E Hene- E Shtune 08:00 – 18:00
E Diela 09:00 – 13:00
2. Elbasan :Adresa: 11 Nentori, p 41/3 Elbasan AL, 3001
Google Maps: https://g.page/elitetravellufthansacitycenter?share
Orari:
E Hene- E Shtune 08:00-20:00
E Diela – Pushim
6.Çfarë ndodh nëse kanceloj rezervimin me Elite Travel Agency
1.Për produktet ku nuk përfshihet bileta e avionit, nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai përpara 16 ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjensisë. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim (pagesë hoteli, siguracioni shëndetësor në udhëtim, etj) ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
2.Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 6 (gjashtë) deri 15 (pesëmbëdhjetë) ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 50% të shumës së paguar për rezervimin (pagesë hoteli, siguracioni shëndetësor në udhëtim, etj). Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbimin ndaj tij.
3.Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 6 (gjashtë) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjensia.
4.Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm, agjencia është e detyruar të mbajë në formën e penalitetit një shumë të paracaktuar e cila është e nevojshme për shpenzimet e kryera për rezervimin e tij. Shuma do të përcaktohet në përputhje me afatet e anullimit të përcaktuara në këtë kontratë.
5.Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë, ose duke dërguar email në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.
6.Agjensia ju bën me dije se afatet e mësipërme mund të ndryshojnë në varësi të llojit të produktit dhe të kontratës me hotelin.
7.Agjensia ju bën me dije se produktet që përfshijnë bileta avioni ose trageti në cmim kanë afate të ndryshme nga ato të lartpërmendurat.
8.Për cdo produkt me politika kancelimi të ndryshme nga të lartpërmendurat i gjithë informacioni do t’ju jepet në përshkrimin e produktit përkatës.
7.Kur kam të drejtë të marr rimbursim nga Elite Travel Agency
Politika e rimbursimit për shërbimet e anulluara do të zbatohet si me poshtë:
1.Nëse klienti vërteton që anullimi apo largimi herët nga hoteli është bërë në kohë dhe në përputhje me politikën e anullimit të hoteleve ne do t’ju rimbursojme shumën e plotë apo shumën e mbetur nga ndonjë shërbim që nuk e keni përdorur, minus komisionet e transaksionit.
2.Rimbursimi i plotë me kartë krediti pa mbajtur asnjë komision do zbatohet për çdo anullim të bërë në përputhje me politikat e anullimit të Elitetravel.al për të cilat klienti njoftohet në momentin e parë të rezervimit.
3.Për të gjitha format e tjera të pagesës, do mbahen komisionet bankare apo të transaksionit.
4.Elitetravel.al nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjensisë dhe klientit duke i kthyer këtij të fundit rimbursim të pagesës në masën 100%.
5.Në rast se nuk përmbushet numri minimal i pjesëmarrësve i parashikuar për organizimin e paketës, atëherë agjensia ka të drejtë të anullojë udhëtimin. Parashikimi i numrit minimal varion sipas destinacionit dhe periudhës së vitit kur promovohet një paketë dhe bëhet gjithmonë i ditur në momentin e publikimit të paketës.
8.Ku bëhet nisja për udhëtimet e Elite Travel Agency
Nisjet për të gjitha shërbimet e Elite Travel Agency që përfshijnë transport bëhen nga:
1. Tirana (mbrapa stadiumit Dinamo, prane Proper Pizza)
2. Elbasani ( tek Elite Travel Lufthansa City Center. Adresa: Rruga 11 Nëntori, Elbasan )
3. Vendet e takimit për qytetet përgjatë itinerarit si më poshtë:
(Ju lutem konsultohuni me agjentët për t’u informuar rreth itinerarit)
a.Fier (Karburant Krasniqi ne unaze)
b.Krujë + Fushë Krujë ( pranë mbikalimit të Fushë Krujës)
c.Lezhë ( tek stacioni i autobusëve, përballë me varrin e Skënderbeut)
ç.Durrës (tek ura e Dajlanit)
d.Shkodër (përballë karburant Luani-A, tek kthesa e Rozafës)
dh.Vorë( tek Karburant Kastrati, pranë Hotel Continental)
e.Librazhd (tek Restorant Biçaku)
ë.Kavajë ( tek karburant IP , stacioni i autobuseve)
f.Prrenjas (karburant Kastrati, përballë xhamisë)
g.Pogradec (tek Stacioni i autobusëve)
h.Korçë (karburant Alpet në dalje të qytetit)
i.Peqin (tek retorant Kosta)
j.Rrogozhinë (tek Stadiumi i F.K.Shkumbini)
k.Lushnje (tek Vila Met Çela)
l.Kamëz (pranë bashkisë)
Oraret variojnë sipas udhëtimit, prandaj ju lutemi të kontroloni me kujdes përshkrimin e secilit produkt.
I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/Shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.
Të gjithë autobuzat dhe mjetet tona të transportit mund ti dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
9.Çfarë simbolizon ngjyra jeshile mbi datat e nje udhëtimi apo hoteli?
10.Çfarë nënkuptojnë kategoritë në menutë e faqes tuaj?
Akomodime Pushime
Këtu mund të gjeni paketat e akomodimit për pushime përgjatë gjithë vitit. Paketat janë të dizenjuara për familje, çifte të rriturish ose të moshuarish, për muaj mjalti, etj. me të paktën 7 netë qëndrimi. Rezervimi mund të jetë: F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive. Çmimet e kësaj kategorie të paketave janë më të favorshme krahasuar me rezervimet për periudha më të shkurtra kohore.
Akomodim Fundjave
Paketat e përfshira në këtë menu janë përpiluar duke për një qëndrim të paktën në 2 netë, kryesisht për familje, çifte të rriturish ose të moshuarish, për relaksimin në një fundjavë për një familje, apo edhe për udhëtime individuale biznesi apo individuale. Rezervimi mund të jetë: F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive. Çmimi për këto paketa është më i favorshëm se sa çmimi për rezervime individuale.
Paketa Plazhi
Fundjava Kulturore
Udhëtime me nisje nga Tirana me karakter informues dhe kulturor për t’u njohur me kombin dhe rajonin. Përpiluar duke pasur në mendje kënaqësinë e familjeve apo çifteve të rritur a të moshuar që zgjedhin këto udhëtime, për 1 ose 2 netë qëndrimi në hotele komode me F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive, të cilat japin një proporcion të drejtë mes çmimit dhe cilësisë. Nisjet e garantuara janë për çdo fundjavë dhe për raste të festave kombëtare. Udhëtimet janë gjithmonë të shoqëruara me guida shqiptare profesionale dhe me guida lokale në rajon, në autobuzë komodë dhe vetëm një autobuz për destinacion, për të garantuar shërbim ekskluziv dhe privatësinë për çdo grup.
Udhëtime Kulturore
Udhëtime me karakter informues dhe kulturor për t’u njohur me Ballkanin dhe Europën, duke u nisur nga kryeqyteti i vendit. Përpiluar duke pasur në mendje kënaqësinë e familjeve apo të çfiteve me të paktën 3 netë qëndrimi në hotele komode me shërbim F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive sipas sezonit, të cilat japin një proporcion të drejtë mes çmimit dhe cilësisë. Fjetja në udhëtim nuk përfshihet në standardet tona, duke qënë se përpiqemi në maksimum për një cilësi dhe rehati sa më të lartë. Nisjet e garantuara janë për çdo sezon; pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, duke kombinuar destinacionet e udhëtimit me kohën më të përshtatshme për atë destinacion, duke arritur kështu në një kalendar me nisje të garantuara përgjatë gjithë vitit. Udhëtimet janë gjithmonë të shoqëruara me guida shqiptare profesionale dhe me guida lokale, në autobuzë komodë dhe vetëm një autobuz për destinacion, për të garantuar shërbim ekskluziv dhe privatësinë për çdo grup.
Ekskursione
Ekskursionet përfshijnë udhëtimet ditore me ose pa shoqërues, brenda kombit apo në vendet fqinje. Në rastet e qëndrimit në hotel, kryesisht paketa është vetëm me mëngjes të përfshirë ose me mëngjes dhe darkë, në akomodim modest në proporcion të drejtë mes çmimit dhe cilësisë.
Kroçera
Udhëtimet me kroçerë janë një opsion i mirë për këdo që do të donte të përjetonte emocione të reja. Programet e kroçerave janë përgjatë gjithë vitit me udhëtime në lumenjtë, detrat dhe oqeanët nga të cilat mund të vizitoni një diversitet vendesh. Seti i përzgjedhur i udhëtimeve me kroçerë është ekskluziv për një udhëtim multi-kulturor, me kroçera që janë ndër më në zë në botë. Nisjet janë individuale.
Eksploro
Shpirti aventurier i kombinuar me kënaqësinë kulturore nuk ka fund! Me 12 programe kontinentale dhe ndërkontinentale, nga një program në muaj, të gjitha kuriozitetet dhe kërkesat tuaja për pjesën tjetër të botës do të shuhen. Guidat tona profesionale ju shoqërojnë gjithë kohën për t’ju asistuar dhe në secilin atraksion do të gjeni dhe guidat lokale për një prezantim më në detaje me vendin. Qëndrimi është në hotele me 4 ose 5 yje, me çdo gjë të përfshirë për kënaqësinë tuaj. Transfertat kryhen dhe me agjensi lokale për një shërbim akoma më special. Këto udhëtime fantastike, eksploruese dhe kulturore, do t’ju pushtojnë zemrën dhe prej tyre do të merrni një eksperiencë të paharrueshme!
11. Review ne Google Maps dhe Facebook
Ne jemi duke përmirësuar në mënyrë konstante cilësinë e shërbimeve tona. Nëse keni mbetur të kënaqur nga shërbimet tona jeni të lutur të na mbështesni në Google Business dhe Facebook me anë të “Review”, ku mund të shkruani diçka në lidhje me udhëtimin tuaj, shërbimin e marrë nga stafi dhe eksperiencën e përgjithshme. Mos harroni që ju jeni partneri ynë më i rëndësishëm ndaj jemi të hapur edhe për sugjerime ose ide të reja, të cilat do të bënin udhëtimet tona akoma edhe më të këndshme.
Facebook Review link: https://www.facebook.com/elitetravel.al/reviews/
Google business review link : https://g.page/elitetravelal
12. Ankesat, Shpifja dhe prishja e imazhit!
12.1. Kur jane afatet e ankesave
Klienti mund te reklamoje ankesen ne momentin e konstatimit prane guides.
Nese ankesa nuk i komunikohet guides ne cast ankesa duhet te paraqitet brenda 10 ditëve pas përfundimit të sherbimit ,prane Departamentit te Sherbimit ndaj Klientit te Kompanise.
12.2. Ku mund te ankohen klientet
Klienti kontakton Shërbimin Ndaj Klientit në një prej formave si vijon:
- Me telefon ne numrin +355 69 204 4656
- Me e-mail ne adresen : elitetravelagency@etg.al
- Me shkrim, përmes letrës që dërgohet në adresë të Kompanisë,
- Duke u paraqitur personalisht pranë zyrave tona.
12.4. Cfare dokumentacioni ose provash duhet te kete klienti qe ankesa te quhet e vlefshme
Klienti duhet te paraqese fakte jo te rreme per te reklamuar problemin
12.5.Ne cilin moment ankesa eshte e pavlefshme dhe quhet si shpifje/fyerje e denohet per prishje imazhi
- Ne rastet kur provohet qe faktet jane te rreme
- Ne rastet kur me vetedashje klienti kerkon te prishe imazhin e kompanise
- Cdo koment apo reklamim keqdashes dhe me tendence ndaj kompanise
Ne rast konstatimi te shpifjes dhe prishjes se imazhit kompania ka te drejte te ndermarre te gjitha procedurat perkatese ligjore bazuar ne
LIGJ Nr. 7895, datë 27.1.1995 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË , neni 119 /neni 120
13. Sqarim për udhëtimet 4x4 Off-Road
Për udhëtimet off-road 4×4 çmimi që paguhet është për një makinë ( 120€ ) e cila drejtohet nga guida/shoferi dhe qëndrojnë deri në 4 pasagjerë(30 €/person).Në rastet kur makina e parë është e konfirmuar, klientët të cilët janë grup prej 5 persona dhe kanë dëshirë të drejtojnë vetë makinën e dytë mund të qëndrojnë në një makinë deri në 5 persona(24 €/person), duke ndjekur makinën që drejtohet nga shoqëruesi i grupit. Klientët të cilët dëshirojnë të drejtojnë makinë vetë marrin përgjegjësi të plotë për çdo dëmtim të makinës. Në të kundërt makina e dytë do të drejtohet nga shoferët e kompanisë dhe mund të qëndrojnë 4 pasagjerë edhe në makinën e dytë.
Shumë e Rëndësishme:
Në çdo udhëtim pavarësisht numrit të personave dhe automjeteve me grupin duhet të jetë një shoqërues i kompanisë.
Çmimi për makinë është i pandryshueshëm ( 120 € )
Çfarë nënkuptojnë akronimet në menutë e faqes tuaj?
F+M – Fjetje dhe Mëngjes i përfshirë në çmim
M+D – Akomodim më Mëngjes dhe Darkë të Përfshirë
M+D+D – Fjetje me të treja vaktet e përfshira
AI – All Inclusive Përfshihen të gjitha vaktet dhe pijet gjatë vakteve , Çdo hotel All-Inclusive disponon edhe programin All-Inclusive