Price:€399.00
Dita 1: Mbërritja në Gadishullin Pelješac (Trpanj)
Gadishulli Pelješac është një nga perlat e Kroacisë, i njohur për natyrën e tij të egër dhe peizazhet mahnitëse. Udhëtimi nis në mbrëmje, me nisjen nga Elbasani në orën 21:00 dhe nga Tirana në orën 22:00, duke hapur një aventurë që premton qetësi dhe shkëputje nga përditshmëria. Rruga shtrihet drejt qyteteve të njohura shqiptare në drejtim të veri-perëndimit të vendit.
Pas kalimit të kufirit, Mali i Zi na mirëpret me kontrastet e tij të forta: mali i ashpër dhe deti i qetë, të përqafuar në një harmoni të rrallë, ndërsa dita përpiqet të zgjohet ngadalë nën dritën e parë të mëngjesit. Ky peizazh i heshtur, pothuaj solemn, shoqëron udhëtimin tonë deri në Gadishullin Pelješac (Trpanj).
Pas mbërritjes, e cila parashikohet të jetë rreth orës 12:00, do të akomodoheni në Hotel Faraon. Pas sistemimit, mund të konsumoni drekën dhe të eksploroni gadishullin me plazhe të qeta dhe pamje panoramike të detit të Adriatikut. Ky gadishull i gjelbër, me malet e tij dhe bregdetin e bukur, ofron një përvojë unike për ata që kërkojnë qetësi dhe relaks.
Ditët 2 – 7: Relaks në Gadishullin Pelješac (Trpanj)
Ditët në vijim janë të dedikuara plotësisht relaksit, notit, mëngjeseve me aromë deti dhe qetësisë ditore, që do të prishet vetëm nga “zhurma” e lehtë e valëve të detit. Pas një mëngjesi të qetë në hotel, dita mbetet e lirë për të shijuar plazhet e mrekullueshme të bregdetit kroat dhe atmosferën e qetë që e karakterizon këtë zonë.
Plazhet dhe natyra – Plazhe si Mina dhe Pozora janë ndër atraksionet kryesore të këtij rajoni, që ofrojnë kushte ideale për not dhe çlodhje në ujëra të pastra. Për ata që duan të eksplorojnë më shumë natyrën, mund të shijoni shëtitje dhe hiking në malet që ofrojnë pamje spektakolare të Adriatikut dhe ishujve përreth.
Komoditeti i hotelit -Dhomat janë komode dhe moderne, të pajisura me ajër të kondicionuar, televizor, shtretër të rehatshëm dhe shërbim ditor pastrimi. Ju mund të shijoni gjithashtu facilitetet e hotelit, si pishina, bari dhe verandat panoramike, ideale për momente qetësie dhe reflektimi.
Përveç bukurisë natyrore, ju mund të eksploroni edhe historinë e këtij gadishulli të lashtë. Ston, një qytet i lashtë në hyrje të gadishullit, është i famshëm për kalanë e tij mesjetare dhe për prodhimin e midhjeve dhe gështenjave, që mund ti shijoni në restorantet lokale.
Dita 8: Kthimi në Shqipëri
Pas një mëngjesi të qetë dhe check-out nga hoteli, paraditja mbetet e lirë për plazh ose shëtitje buzë detit. Pas dreke, rreth orës 16:00 do të nisemi drejt Shqipërisë dhe mbërritja parashikohet në orët e vona të mbrëmjes, duke përmbyllur një udhëtim relaksues dhe të paharrueshëm.
| Nisja | Tirana (22:00): Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani (21:00): Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Durres: Tek Ura e Dajlanit Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|
| Përfshihen | Akomodimi All Inclusive në dhomë dyshe me pamje nga deti Transporti me autobus komod |
|
| Nuk përfshihen |
|
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
Udhëto ndryshe – mëso, zbulo dhe përjeto kulturën me Elite Travel!
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Konfirmimi i rezervimit. Pas konfirmimit të rezervimit, Klienti do të depozitojë shumën prej 40 % të kostos totale Shërbimit të paketës “Shërbimi i paketës së plazhit”. Kjo depozitë siguron rezervimin e Klientit dhe i lejon Agjencisë të fillojë të bëjë rezervimet e nevojshme.
Pagesa të Vonuara: Moskryerja e pagesave në kohë mund të rezultojë në moskonfirmimin e rezervimeve pa njoftim të mëtejshëm. Kjo politikë është në fuqi për të siguruar që Operatori i shërbimeve të mund të përmbushë angazhimet e saj ndaj ofruesve të shërbimeve.
Depozitë e Parimbursueshme: 40% e shumës totale të udhëtimit nuk do të jetë e rimbursueshme në asnjë rast nga Operatori i shërbimeve përveç në rrethanat e përcaktuara në Marrëveshje, siç është anulimi nga Operatori i shërbimeve ose ngjarjet e forcës madhore. Kjo politikë është në fuqi për të mbuluar çdo kosto të shkaktuar nga Operatori i shërbimeve në rast të një anulimi.
Koha e Depozitës: Depozita duhet të paguhet nga Klienti jo më vonë se 90 ditë para datës së fillimit të shërbimit. Kjo depozitë siguron rezervimin e Klientit dhe i lejon Agjencisë të fillojë të bëjë rezervimet e nevojshme.
Në rastet kur rezervimet do të kryhen ne momentet që Agjencia ka afruar zbritje të paketës (discount) “Shërbimi i paketës së plazhit”, menjëherë pas konfirmimit të rezervimit, klienti do të depozitojë shumën prej 100 % të kostos totale të këtij shërbimi dhe rezervimi quhet i konfirmuar në momentin që pagesa është kryer 100% pranë Agjencisë.
Agjencia lejon ndryshimin e emrave të udhëtarëve pa aplikimin e tarifave shtesë, për sa kohë që kërkesa paraqitet brenda afateve kohore të përcaktuar në kontratë.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.