Parqet arkeologjike në Shqipëri
Parku Arkeologjik Apolloni
Apollonia ka qenë një nga qytetet më të rëndësishme që mbante emrin e hyut Apollon në Mesdhe. Qyteti antik i Apollonisë u themeleua në shekullin VI para Krishtit dhe rrënojat e mbetura prej tij përbëjnë parkun më të mëadh arkeologjik të Shqipërisë. Rrënojat u zbuluan në 1925 nga një mission arkeologësh francezë. Qendra monumentale e Apollonisë është pjesa më interesante dhe më e parapëlqyer e parkut. Rrënojat e godinës së kuvendit popullor, harkut të triumfit, bibliotekës së qytetit etj. Zgjojnë ndjesitë e një kohe tjetër. Parku gjendet mes gjelbërimit dhe fare pranë tij gjendet kisha dhe manastiri i Shën Mërisë që i shtojnë ngjyrimet kulturore dhe bëhen pjesë e përvojës kur viziton Apolloninë.
Parku Arkeologjik Bylis
Sipas burimeve antike, por bazuar edhe në gjetjet e bëra, Bylisi ka qenë qyteti më i madh i Ilirisë së jugut. Mendohet se Bylisi u themelua në shekullin IV para Krishtit. Qyteti antik i Bylisit ka funksionuar si një qendër e madhe banimi dhe kulture. Këtë e dëshmojnë rrënojat e stadiumit me nëntëmbëdhjetë shkallare, shëtitoret dhe natyrisht banesat. Tjetër pikë tërheqëse është teatri me dyzet shkallare, ng ai cili sot kanë mbetur veçse fragmente. Me kalimin e kohës në Bylis u ndërtuan disa prej kishave të para në vend. Me pamjen e mrekullueshme të kodrave të Mallakastrës dhe lumit Vjosa, parku arkeologjik i Bylisit nuk duhet humbur.
Parku Arkeologjik Shkodër
Parku arkeologjik i Shkodrës gjendet në kodrën që dominon hyrjen e qytetit, aty ku ngrihen muret e Rozafatit të lashtë dhe takohen epoka të shumta. Brenda kalasë së Rozafës, që përveçse për kulturën e historinë e qytetit verior, është e rëndësishme dhe monumentale edhe për historinë e Shqipërisë, ndodhet një pasuri e madhe arkeologjike. Në parkun arkeologjik gjenden muret madhështore të kalasë, një kishë e kthyer në xhami, rrënojat e banesave nga koha e Republikës së Venedikut, cisternat etj. Vëmendje tërheq ndërtesa e muzeut e periudhës venedikase, e cila tregon historinë katëmijëvjeçare të kalasë së qytetit. Rozafa sundon plot hijeshi fushëpamjen mbi lumenjtë Buna e Drin, dhe atëherë kur dielli perëndon, prej kalasë mund të shihet gryka ku bashkohen lumenjtë e rrezet që përskuqin ujërat e tyre. Ngecur në kohë mes legjendës dhe jetës, Rozafa bën rojë prej katërmijë vitesh gjysmë e murosur dhe kalaja ende qëndron në këmbë.
Parku Arkeologjik Lezhë
Lezha ka një të shkuar të lavdishme antike. Në kohërat e hershme, qyteti njihej si Lis dhe historia na tregon se ka qenë prej qendrave më të rëndëisshme e më të fuqishme ilire. Me kalimin e kohës Lisusi ra në dorën e pushtuesve të ndryshëm dhe thuajse çdo fuqi që ndali në të, u sigurua të linte gjurmën e vet. Parku arkeologjik i Lezhës gjendet në kodrën ku ndodhej qyteti antik dhe ku sot janë të dukshme rrënojat e fortifikimit masiv. Ndonëse sot pak duket nga kullat, muret e larta, apo të tjera elemente, rrënojat e kalasë e kanë të përqendruar në çdo gur kujtesën historike të trojeve ku ndodhen. Ky është vendi i duhur nëse doni të shkelni aty ku mbretëresha Teuta, stratege, pirate dhe luftëtare, nisi flotën për në luftë.
Parku Arkeologjik Amantia
Krahsimisht me parqet e tjera rkeologjike në vend, ai i Amantias mbetet më i vogël e më pak i zbuluar se të tjerët, por nëse i drejtohemi
Parku Areologjik Orikum
Parku Arkeologjik Finiq
Parku Arkeologjik Antigone