KONTRATË SHËRBIMI TURISTIK

Kjo Kontratë është lidhur midis Agjencisë “Elite Travel Group”, NIPT: L03321203G me seli në Tiranë, rruga e Atjonit,1000, Tiranë, Shqipëri (të referuar si “Operator i shërbimeve”) dhe Klientit (të referuar si “Klienti”).  Operatori i shërbimeve dhe Klienti do të jenë së bashku (të referuara si “Palët”) për qëllimet e kësaj Kontrate.  Palët kanë rënë dakord reciprokisht të hyjnë në këtë Kontratë, me anë të së cilës Operatori i shërbimeve do t’i ofrojë Klientit shërbime të lidhura me udhëtimin në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara në këtë Kontratë.

Duke marrë në konsideratë kushtet e ndërsjellta të përfshira, marrja dhe mjaftueshmëria e të cilave pranohet me anë të kësaj kontrate, Palët bien dakord si më poshtë:

NENI 1 – Përkufizimet

“Kontratë”: është marrëveshja e lidhur ndërmjet Klientit me Operatorin e shërbimeve në të cilën klienti detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt paketës së udhëtimit të ofruar nga pala organizuese.

“Paketë udhëtimi”: është shërbimi që i siguron klientit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: (i) transporti; (ii) akomodimi; (iii) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose akomodimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin akomodimin, të paktën për një natë.

“Agjenci”: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës.

“Rezervim”: ruajtja ose porosia e një produkti turistik si udhëtimi, akomodimi ose paketë turistike nga ana e agjencisë, me porosi të klientit.

“Konfirmim”: a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, ose b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia ruan përfundimisht rezervimin e klientit.

“Hotel”: ndërtesë ose një grup i lidhur ndërtesash të pavarura nga ndonjë vendodhje ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, brenda një parcele toke të vetme, në të cilën akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar.

“Rimbursim”: shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejë klientit në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes për faj të saj ose në rastet e parashikuara në këtë dokument.

 

NENI 2 – Shërbimet

Operatori i shërbimeve pranon t’i ofrojë Klientit një gamë të plotë shërbimesh të lidhura me paketat turistike të udhëtimit, vijon si më poshtë:

  1. Shërbimi i paketës “Eksploro Botën (referuar më poshtë “Shërbime të paketës EB” ) përfshin:
    a. Dhënia e Informacionit të turit- Operatori i shërbimeve do të ofrojë informacion të detajuar rreth Paketës turistike, duke përfshirë itinerarin, fluturimin, kohëzgjatjen, akomodimin, detaje mbi vizat (nëse ka) dhe koston totale të turit. Paketa gjendet edhe në faqen zyrtare të Agjencisë në adresën: https://elitetravel.al/eksploro-boten
    b. Ofrimi i shërbimeve shtesë: Operatori i shërbimeve do të ofrojë ndihmë me aktivitete të tjera të lidhura me udhëtimin, sipas kërkesës së Klientit. Kjo përfshin fillimisht siguracionin e udhëtimit, organizimin e transportit, rekomandimin e restoranteve dhe ofrimin e informacionit rreth atraksioneve lokale (nëse janë parashikuar për këtë paketë).
    c. Trajtimi i Rezervimeve: Operatori i shërbimeve do të trajtojë të gjitha rezervimet dhe pagesat për turet. Kjo përfshin konfirmimin e rezervimeve, bërjen e ndryshimeve nëse është e nevojshme dhe adresimin e çdo problemi që mund të lindë gjatë turit.
  2. Shërbimi i paketës me paketën “Fundjava Kulturore”
    Operatori i shërbimeve pranon t’i ofrojë Klientit një gamë të plotë shërbimesh të lidhura me paketën Fundjava Kulturore. Këto Shërbime të paketës përfshijnë Itinerarin 2 Ditor me mjet rrugor transporti turistik dhe akomodim në hotel. Paketa gjendet edhe në faqen zyrtare të Agjencisë në adresën: https://elitetravel.al/fundjava-kulturore/
  3. Shërbimi i paketës “Udhëtime Kulturore 3+ ditore
    Operatori i shërbimeve pranon t’i ofrojë Klientit një gamë të plotë shërbimesh të lidhura me paketën Udhëtime Kulturore 3+ ditore. Këto Shërbime të paketës përfshijnë Itinerarin 3+ Ditor me mjet rrugor transporti turistik dhe akomodim në hotel. Paketa gjendet edhe në faqen zyrtare të Agjencisë në adresën https://elitetravel.al/udhetime-kulturore/
  4. Shërbimi i paketës “Ekskursione-Udhëtime 1 Ditore
    Operatori i shërbimeve pranon t’i ofrojë Klientit një gamë të plotë shërbimesh të lidhura me paketën Ekskursione-Udhëtime 1 Ditore. Këto Shërbime të paketës përfshijnë Itinerarin 1 Ditor me mjet rrugor transporti turistik. Paketa gjendet edhe në faqen zyrtare të Agjencisë në adresën https://elitetravel.al/ekskursione/.
  5. Shërbimi i paketës së plazhit
    Operatori i shërbimeve pranon t’i ofrojë Klientit një gamë të plotë shërbimesh të lidhura me paketën e plazhit. Këto Shërbime të paketës përfshijnë itinerarin e udhëtimit me mjet rrugor transporti turistik dhe akomodim. Paketa gjendet edhe në faqen zyrtare të Agjencisë në adresën https://elitetravel.al/paketa-plazhi/.
  6. Shërbimi i paketës “Udhëtim fundjave me avion në Europë”
    Operatori i shërbimeve pranon t’i ofrojë Klientit një gamë të plotë shërbimesh të lidhura me paketën Udhëtim fundjave me avion në Europë. Këto Shërbime të paketës përfshijnë itinerarin e udhëtimit me transport ajor, rrugor dhe akomodim.
  7. Shërbimi i udhëtimeve të personalizuar
    Operatori i shërbimeve pranon t’i ofrojë Klientit një gamë të plotë shërbimesh të lidhura me udhëtim të personalizuar duke ofruar një përzgjedhje shërbimesh dhe programesh të personalizuara sipas buxhetit, preferencave dhe stilit të Klientit. Për një shërbim të tillë lutemi ndiqni instruksionet në faqen tonë të web-it: https://elitetravel.al/udhetim-i-personalizuar.

 

NENI 3 –  Detyrimet e Agjencisë

2.1 Për Shërbimin e paketës “Eksploro Botën”

  • Operatori i shërbimeve do të përgjigjet për shërbimin e paketës EB të konfirmuar nga klienti, hotelet dhe transportin e përcaktuar në shërbimet e paketës EB.
  • Operatori i shërbimeve do të informojë Klientin që fluturimi për këtë paketë është gjithmonë një fluturim i konfirmuar me kompani ajrore me skedula të rregullta dhe nuk përdoren kompani ajrore “low cost” apo nuk përdoren kombinime me dy ose më shumë kompani të ndryshme përveç se në rastet kur kompanitë janë pjesë e një grupi.
  • Operatori i shërbimeve do të informojë Klientin mbi procedurën që do të kryhet në mënyrë që të mundësohet udhëtimi sipas kërkesave të klientit si dhe dokumentet e nevojshme që klienti duhet të paraqesë në agjenci.
  • Operatori i shërbimeve është i detyruar t’i ofrojë klientit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht për afatet kohore për pajisjen me to, si dhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin.
  • Operatori i shërbimeve është i detyruar të shpjegojë procedurën që do të kryhet në mënyrë që të mundësohet udhëtimi sipas kërkesave të klientit si dhe dokumentet e nevojshme që klienti duhet të paraqesë në agjenci.

Në rastet kur për shërbime të paketës turistike EB, kërkohet pajisja me vizë e qytetarëve shqiptarë, atëherë Operatori i shërbimeve merr masa si më poshtë:

  • Pajisja me vizë -Operatori i shërbimeve lehtëson procesin e aplikimit për klientët e saj duke mbledhur dokumentet dhe duke i dërguar ato në ambasadat përkatëse.
  • Operatori i shërbimeve nuk mban asnjë përgjegjësi nëse klientit i refuzohet viza hyrëse.
  • Klienti informohet paraprakisht për kostot shtesë të aplikimit për vizë, në rastet kur kjo nuk është e përfshirë në çmimin e paketës.
  • Vlefshmëria e Pasaportës – Pasaporta shqiptare për udhëtimet në vendet Shengen me charter duhet të ketë vlefshmëri mbi 6 muaj.

2.2 Për Shërbimet e paketave të tjera si më poshtë:

  • Shërbimi i paketës “Fundjava Kulturore”
  • Shërbimi i paketës “Udhëtime Kulturore 3+ ditore”
  • Shërbimi i paketës “Ekskursione- Udhëtime 1 Ditore“
  • Shërbimi i paketës së plazhit

Operatori i shërbimeve angazhohet të:

  1. Sigurojë shërbimin sipas Itinerarit ditor të miratuar.
  2. Informojë udhëtarin mbi dokumentet e nevojshme të udhëtimit.
  3. Njoftojë menjëherë për çdo ndryshim të orareve, akomodimit ose shërbimeve të rëna dakort.
  4. Ofron asistencë gjatë udhëtimit sipas mundësive dhe ligjit.

2.3 Udhëtimet në fundjavë me avion në Europë

  • Operatori i shërbimeve do të përgjigjet për shërbimin e paketës “Fundjavë me avion në Europë” të konfirmuar nga klienti, hotelet dhe transportin e përcaktuar në shërbimet e paketës “Fundjavë me avion në Europë”
  • Operatori i shërbimeve është i detyruar t’i ofrojë klientit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht për afatet kohore për pajisjen me to, si dhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin.
  • Operatori i shërbimeve do të informojë Klientin që fluturimi për këtë paketë mund të realizohet ndërmjet një fluturimi të konfirmuar me kompani ajrore me skedula të rregullta, një fluturim me kompani ajrore “low cost” si dhe mund të përdoren kombinime me kompani te ndryshme ajrore.

Ndërrim i emrit të klientitPër Shërbimin e paketës “Eksploro Botën”, për shërbimin e paketës “Udhëtim në fundjavë me avion në Europë”

Për të gjitha shërbimet e paketave të mësipërme, që përfshijnë fluturime me kompani ajrore, ndërrimi i emrit në rastet kur kompania ajrore e ofron si opsion, bëhet me pagesë extra në varësi të politikave të çdo kompanie ajrore.

Për Shërbimet e paketave të tjera si më poshtë:

  • Shërbimi i paketës “Fundjava Kulturore”
  • Shërbimi i paketës “Udhëtime Kulturore 3+ ditore”
  • Shërbimi i paketës “Ekskursione- Udhëtime 1 Ditore”
  • Shërbimi i paketës së plazhit

Për të gjitha udhëtimet e mësipërme që përfshijnë transport rrugor,  ndërrimi i emrit të klientit bëhet pa pagesë shtesë.

 Siguracioni në udhëtim: Siguracioni shëndetësor nuk përfshihet në çmimin e paketës, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe. Në çdo rast klienti do të këshillohet për domosdoshmërinë e siguracionit i cili mbulon kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje.

 

NENI 4 – Të drejtat e Klientit

  • Klienti do të informohet dhe miratojë përmbajtjen e kësaj kontrate, për shërbime të të gjitha paketave ditën që depoziton shumën e parë të rezervimit/pagesës, dhe do të marrë gjithë informacionin, sipas paketave, në përputhje me Nenin 1 të kësaj kontrate.
  • Klientit do t’i vihet në dispozicion numri i shoqëruesit shqiptar dhe numri i shërbimit të klientit, për të shmangur probleme dhe të papritura përgjatë udhëtimit.
  • Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata e paketës së udhëtimit, në përputhje me kushtet e Nenit 6 të kësaj kontrate, sipas çdo pakete.
  • Klienti ka të drejtë të informohet për oraret dhe vendet e ndalesave të ndërmjetme dhe të pikave lidhëse të udhëtimit, si dhe të marrë informacion të hollësishëm për llojin e akomodimit në çdo rast.
  • Për shërbime të paketës Eksploro Botën është parashikuar shoqërimi i grupit me shoqërues shqiptar profesional dhe me shoqërues lokal.
  • Klienti ka të drejtë të informohet për të gjitha kushtet e kontratës, si dhe të marrë një kopje të kësaj kontrate në rrugë elektronike.

 

NENI 5 – Detyrime të Klientit

5.1 Për Shërbimet e paketës turistike “Eksploro Botën” dhe shërbimin e paketës “Udhëtim në fundjavë me avion në Europë”:

  • Klienti është i detyruar të kryejë pagesat sipas marrëveshjes së caktuar me agjencinë.
  • Klienti është i detyruar të paraqitet në vendin e nisjes në datën dhe orën e caktuar nga Operatori i shërbimeve.
  • Klienti është i detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe sipas ligjeve dhe normave etike të vendit pritës ku organizohet udhëtimi, sipas udhëzimeve të organizatorit.
  • Klienti është i detyruar të dëmshpërblejë organizatorin për ndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi i këtij detyrimi.
  • Klienti është i detyruar të njoftojë për çdo mospërmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe agjencinë, duke plotësuar formularin e vërejtjeve ose në një formë tjetër të përshtatshme, me mundësinë e parë.
  • Klienti është i detyruar t’i sigurojë Agjencisë të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme që kërkohen në funksion të procesimit të vizës. Këto mund të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: skanime të pasaportës, pasaportën, fotografi personale me përmasa të caktuara, të dhëna personale etj. Mospajisja e Agjencisë me dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të përcaktuara mund të ndikojë në vonesën ose pamundësinë e procedurave të aplikimit.

5.2 Për Shërbimet e paketave të tjera si:

  • Shërbimi i paketës “Fundjava Kulturore”
  • Shërbimi i paketës “Udhëtime Kulturore 3+ ditore”
  • Shërbimi i paketës “Ekskursione- Udhëtime 1 Ditore”
  • Shërbimi i paketës së plazhit

Klienti është i detyruar të:

  • Paraqesë dokumente të vlefshme (pasaportë, çertifikata shëndetësore nëse kërkohen).
  • Respektojë oraret e udhëtimit dhe rregullat e operatorit turistik.
  • Paguajë çmimin sipas afateve të përcaktuara.
  • Njoftojë Agjencinë për çdo problem shëndetësor ose specifik para nisjes.
  • Respektojë rregullat e hotelit, transportit dhe shtetit pritës.
  • Të respektohen të gjitha oraret e caktuara në grup për të ndjekur programin.
  • Çdo pagesë ekstra shkaktuar nga vonesat personale do të mbulohet nga personi përgjegjës.
  • Klienti duhet të disponojë një numër kontakti të guidës, në çdo udhëtim.

Gjatë udhëtimit me mjete transporti turistik

Për një mbarëvajtje sa më të mirë dhe komode përgjatë gjithë ditëve të udhëtimit me autobus duhet të respektohen disa rregulla të përcaktuara nga kompania e transportit:

  • Brenda në autobus nuk lejohet në mënyrë kategorike konsumimi i ushqimeve.
  • Nga momenti që automjeti vihet në levizje të gjithë pasagjerët duhet të jenë të ulur.
  • Nuk lejohet hedhja e çamçakëzave apo kartopecetave nën sedilje apo vende të tjera.
  • Nuk lejohet keq-qëndrimi në sedilje apo heqja e këpucëve.
  • Nuk lejohet pirja e cigares në autobus.
  • Çdo dëm i shkaktuar në autobus do të dëmshpërblehet nga personi përgjegjës për dëmin.

Autobusi është në pritje vetëm 5 minuta mbas orarit të caktuar për takimin me grupin. Mbas këtij orari autobusi largohet dhe çdo person që vonohet mund të vijojë për në destinacionin e radhës me mjetet e transportit publik si: autobus linje ose taksi.

Qëndrimet në hotele dhe restorante

  • Në restorantet e hoteleve nuk lejohet nxjerrja e ushqimeve dhe marrja me vete nëpër çanta jashtë restorantit si dhe konsumimi i pijeve alkoolike ose jo alkoolike të cilat mund t’i keni marrë me vete. Pijet mund t’i konsumoni vetëm nëpër dhomat tuaja ose jashtë hotelit.
  • Është e këshillueshme që në hotelin ku do të akomodoheni, të merrni kartëvizita me informacionet mbi numrat e kontaktit dhe vendndodhjen e hotelit.
  • Në çdo hotel apo restorant, çdo dëm i mundshëm i shkaktuar nga ndonjë pjesëtar i grupit, dëmshpërblehet në moment dhe me para në dorë nga vetë personi apo grupi i personave që shkaktojnë dëmin.
  • Për çdo dëmtim fizik të automjeteve të transportit që vjen si pasojë e thyerjes së rregullave të lartpërmendura, klienti duhet të dëmshpërblejë monetarisht agjensinë.

Kalimet kufitare

  • Kompania nuk mban përgjegjësi për sendet tuaja personale, gjatë kontrollit nëpër pikat e kalimit kufitar.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për vonesat e shkaktuara nga rradha e gjatë në pikat kufitare.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi nëse një klient i saj nuk plotëson kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar nga autoritetet policore dhe doganore.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për çdo klient që nuk i lejohet kalimi në doganë si pasojë e mungesës së dokumentacionit të duhur ose problemeve me ligjin e shtetit përkatës.
  • Në çdo moment gjatë procedurave doganore klienti duhet të jetë i qetë, të respektojë rregullat dhe mos të provokojë punonjësit e policisë dhe doganës.

Ky njoftim behet per të eliminuar problemet në dogana dhe mosmarrëveshjet me policinë doganore të shtetit pritës ose atij kalues. Në të kundërt Agjensia nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ndodh që grupi të vonohet ose të kthehet mbrapsht për secilën nga arsyet e lartpërmendura.

 

NENI 6 – Kushtet e Rezervimit dhe Pagesës

6.1 Për Shërbimin e paketës “Eksploro Botën”
Klienti pranon të ofrojë të gjithë informacionin e nevojshëm për rezervimin e Shërbimit. Pagesa për Shërbimet do të bëhet nga Klienti në mënyrën e mëposhtme:

1. Depozita

  • Konfirmimi i rezervimit. Pas konfirmimit të rezervimit, Klienti do të depozitojë shumën prej 25 % të kostos totale të Shërbimit të paketës EB. Kjo depozitë siguron rezervimin e Klientit dhe i lejon Agjencisë të fillojë të bëjë rezervimet e nevojshme.
  • Depozitë e Parimbursueshme: 10% e shumës totale të udhëtimit nuk do të jetë e rimbursueshme në asnjë rast nga Operatori i shërbimeve përveç në rrethanat e përcaktuara në Marrëveshje, siç është anulimi nga Operatori i shërbimeve ose ngjarjet e forcës madhore. Kjo politikë është në fuqi për të mbuluar çdo kosto të shkaktuar nga Operatori i shërbimeve në rast të një anulimi.
  • Koha e Depozitës: Depozita duhet të bëhet jo më vonë se 10 ditë pas konfirmimit të rezervimit, kur rezervimi bëhet të paktën 3 muaj përpara. Kjo siguron që Operatori i shërbimeve të ketë kohë të mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për udhëtimin e Klientit.

2. Pagesa e pjesës së mbetur të kostos totale

  • Pagesa finale: Bilanci i pagesës duhet të paguhet nga Klienti jo më vonë se 45 ditë para datës së fillimit të shërbimit. Kjo i lejon Agjencisë të konfirmojë të gjitha rezervimet dhe të finalizojë të gjitha përgatitjet.
  • Pagesa të Vonuara: Moskryerja e pagesave në kohë mund të rezultojë në moskonfirmimin e rezervimeve pa njoftim të mëtejshëm. Kjo politikë është në fuqi për të siguruar që Operatori i shërbimeve të mund të përmbushë angazhimet e saj ndaj ofruesve të shërbimeve.
  • Tarifa për Pagesë të Vonuar: Në rast të pagesës së vonuar, Operatori i shërbimeve mund të vendosë një tarifë shtesë pagese prej 10% të shumës së papaguar. Kjo tarifë kompenson Agjencinë për punën shtesë administrative të përfshirë në trajtimin e pagesave të vonuara.

3. Për rezervimet e kryera/konfirmuara jo më herët se 45 ditë para nisjes së udhëtimit:
Për të gjitha rezervimet e kryera brenda këtij afati (jo më herët se 45 ditë para nisjes së udhëtimit deri në ditën e nisjes), rezervimi quhet i konfirmuar në momentin që është kryer 100% e pagesës.

6.2  Për Shërbimet e paketave të tjera si:

Shërbimi i paketës “Fundjava Kulturore”

Shërbimi i paketës “Udhëtime Kulturore 3+ ditore”

Shërbimi i paketës “Ekskursione- Udhëtime 1 Ditore”

Shërbimi i paketës së plazhit

  1. Depozita
  • Konfirmimi i rezervimit. Pas konfirmimit të rezervimit, Klienti do të depozitojë shumën prej 100% të kostos totale të Shërbimit të paketave të sipërpërmendura. Kjo depozitë siguron rezervimin e Klientit dhe i lejon Agjencisë të fillojë të bëjë rezervimet e nevojshme.

6.3 Për shërbimin e paketës “Udhëtime në fundjavë me avion në Europë” 

Pagesa

Konfirmimi i rezervimit. Pas konfirmimit të rezervimit, Klienti do të depozitojë shumën prej 100% të kostos totale të Shërbimit të paketës “Udhëtime në fundjavë me avion në Europë”. Paketa duhet të paguhet nga Klienti jo më vonë se 45 ditë para datës së fillimit të shërbimit. Kjo i lejon Agjencisë të konfirmojë të gjitha rezervimet dhe të finalizojë të gjitha përgatitjet.

  • Pagesa të Vonuara: Moskryerja e pagesave në kohë mund të rezultojë në moskonfirmimin e rezervimeve pa njoftim të mëtejshëm. Kjo politikë është në fuqi për të siguruar që Operatori i shërbimeve të mund të përmbushë angazhimet e saj ndaj ofruesve të shërbimeve.
  • Tarifa për Pagesë të Vonuar: Në rast të pagesës së vonuar, Operatori i shërbimeve mund të vendosë një tarifë shtesë pagese prej 10% të shumës së papaguar. Kjo tarifë kompenson Agjencinë për punën shtesë administrative të përfshirë në trajtimin e pagesave të vonuara.

Për rezervimet e kryera/konfirmuara jo më herët se 45 ditë para nisjes së udhëtimit:

–      Për të gjitha rezervimet e kryera brenda këtij afati (jo më herët se 45 ditë para nisjes së udhëtimit, deri në ditën e nisjes), rezervimi quhet i konfirmuar në momentin që është kryer 100% e pagesës.

Metodat e Pagesës

  1. Transfertë Bankare: Klienti mund të kryejë pagesën përmes transfertës bankare, metodë e sigurt dhe e menjëhershme.
  2. Kartë Krediti: Si alternativë, Klienti mund të paguajë edhe përmes kartës së kreditit.
  3. Para në dorë/cash. Si alternativë, Klienti mund të paguajë edhe me para në dorë/cash përmes zyrave te Elite Travel në Tiranë ose në Elbasan..
  4. Valuta/Monedha: Të gjitha pagesat duhet të bëhen në monedhën Euro.

 

NENI  7 – Anulimi dhe Rimbursimet

7.1 Për Shërbimin e paketës “Eksploro Botën”

Klienti mund të anulojë Shërbimet të paketës EB në varësi të kushteve të mëposhtme:

1. Njoftimi dhe Tarifat e Anulimit

  1. Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
  2. Njoftim më pak se 59 ditë: Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
  3. Njoftim më pak se 30 ditë: Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
  4. Mosparaqitje: Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
  5. Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën” mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë ose Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

2. Rimbursimi
Rimbursimi do të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur nga data e njoftimit për anulim. Kohëzgjatja e përpunimit të rimbursimit varet nga politikat e rimbursimit të partnerit përkatës në vendin ku do të ofrohej paketa.

Shuma e rimbursuar pas konfirmimit të anulimit të klientit do të mbetet si kredit/balancë që klienti mund ta shfrytëzojë në një kohë të dytë ose në një udhëtim pranë agjencisë.

7.2 Për kategorinë e udhëtimeve “Fundjava Kulturore”:

  1. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 48 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnje rimbursim nga ana e kompanisë.
  2. Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 2 – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
  3. Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
  4. Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencise për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

7.3 Për kategorinë e udhëtimeve “Udhëtime Kulturore 3+ Ditore”:

  1. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 3 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
  2. Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 3-7 ditë përpara udhëtimit, klientit i kryhet një rimbursim prej 50% e shumës së paketës.
  3. Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 7 ditë apo më teper para udhëtimit, klientit i kryhet një rimbursim 100% nga ana e kompanise. ë
  4. Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

7.4 Për kategorinë e udhëtimeve “Ekskursione – Udhëtime 1 Ditore”:

  1. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
  2. Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
  3. Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
  4. Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

7.5 Per kategorinë e paketave “Udhëtim fundjave me avion në Europë”

1.Njoftimi dhe Tarifat e Anulimit

  1. Njoftim më shumë se 30 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 30 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 100% të kostos së fluturimit ndërsa shuma e rimbursuar pas konfirmimit të anulimit të klientit do të mbetet kredit që klienti mund ta shfrytëzojë në një kohë të dytë ose në një udhëtim pranë agjencisë ETG.
  2. Njoftim më pak se 30 ditë: Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
  3. Anullimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Udhëtim fundjave me avion në Europë” mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë ose Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anulimit.

 

NENI 8 – Përgjegjësitë dhe siguritë

Operatori i shërbimeve nuk mban përgjegjësi për çdo humbje, dëmtime ose shpenzime të shkaktuara nga Klienti dhe që janë jashtë kontrollit të Agjencisë. Këto kushte përfshijnë, por nuk janë të limituara deri në:

Fatkeqësitë Natyrore: Kjo përfshin ngjarje të tilla si tërmetet, përmbytjet, uraganet dhe ngjarje të tjera të rënda të motit që mund të prishin planet e udhëtimit.

Aktet e Terrorizmit: Kjo përfshin çdo akt dhune ose kërcënimi që synon të prishë udhëtimin dhe të shkaktojë frikë. Trazirat Civile: Kjo përfshin trazirat, grevat ose forma të tjera të çrregullimit civil që mund ta bëjnë udhëtimin të pasigurt.

Aksidente Udhëtimi: Kjo përfshin aksidente që ndodhin gjatë udhëtimit, siç janë aksidentet me makinë, rrëzimet e aeroplanëve ose aksidente të tjera që lidhen me transportin.

Aksidente Akomodimi: Kjo përfshin aksidente që ndodhin në akomodimet e rezervuara, siç janë rrëshqitjet, rrëzimet ose incidente të tjera.

Udhëtari mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga veprimet e tij.

Rekomandojmë që Udhëtari të pajiset me Siguracionin e Udhëtimit në mënyrë që te shmangi situata të tilla.

 

NENI 9 – Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Palët në kontratë do të përpiqen të zgjidhin me mirëkuptim çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ose në rast të kundërt, çështja i kalon gjykatës kompetente të rrethit ku ka ndodhur transaksioni, sipas legjislacionit në fuqi.

 

NENI 10 – Mbrojtja e të dhënave personale

Në zbatim të Ligjit Nr.124/2024 datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Operatori i shërbimeve ju garanton që do të zbatojë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë.

Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit.

Parimi i përpunimit nënkupton se të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të Agjencisë dhe nuk përpunohen më tej për një qëllim tjetër, që nuk është në përputhje me qëllimin fillestar të udhëtimit.

Të dhënat personale do të mbahen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë sa është e nevojshme.

 

NENI 11 – Hyrja në fuqi dhe Pranimi i Kontratës

Me kryerjen e rezervimit dhe dërgimin e konfirmimit nga ana e Klientit, pavarësisht formës së tij (me shkrim, elektronik, përmes emailit, WhatsApp-it, pagesës së depozitës apo pagesës së plotë), kjo kontratë konsiderohet e pranuar plotësisht dhe pa asnjë kusht nga Klienti. Nga ky moment, kontrata fiton fuqi të plotë detyruese dhe ka pasoja juridike të menjëhershme për Palët. Klienti deklaron se është njohur, ka lexuar dhe ka pranuar të gjitha termat dhe kushtet e kontratës, si dhe heq dorë nga çfarëdo pretendimi se nuk është informuar për ndonjë prej dispozitave të saj.

 

VKM nr. 65, datë 21.1.2009, “Për kontratat e paketave të udhëtimit”.
Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorëve” i ndryshuar.
Ligji nr. 9734, datë 14.5.2007, “Për Turizmin”.
Ligj nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.
Ligj nr.124/2024 datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Ligj nr. 7895, datë 27.1.1995    “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”

Spoonbill