Udhëtim në Përmet, Korçë dhe Ersekë!

Code: 20082233732
2 Ditë / 1 Natë
  • Banjat e benjes
  • Udhëtim në Përmet dhe Ersekë!
  • Ura e Kadiut Benje
  • Gryka e Kelcyres
  • Gryka e Kelcyres
  • Permet
  • Kelcyre
  • Permet
  • Benje

Tour Features

► Nisja nga Tirana ne oren 06:00 mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza
► Nisja nga Elbasani ne oren 06:45 përballë portës së Kalasë, pranë rrapit të Bezistanit
► Për këtë udhëtim mund të bëhen ndalesa për klientët nga qytetet e mëposhtme:
Peqin, Rrogozhinë, Lushnje dhe Fier (për vendet dhe oraret e takimit mund të komunikoni me agjentët tanë në një nga metodat e komunikimit)

Udhëtim 2-ditor në Përmet dhe Ersekë!  – 49€/personi

Nisja në datat:

27-28 Nentor

Fundjavë kulturore në Sofrën Kolonjare. Në këtë udhëtim do të vizitojmë qytete si  Përmet, Ersekë, Rehovë, Leskovik etj.

 

Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”

Dita e Parë:

-Takimi me guidën dhe nisja duke u drejtuar për në “Qytetin e luleve”, Përmet me ndalesa te shkurtra përgjatë rrugës.
-Ndalesë në Grykën e Këlcyrës, e cila ndodhet në rrethin e Përmetit, e shtrirë përgjatë maleve Trebeshinë dhe Nëmërçkë, gryka e Këlcyrës është një nga zonat më të bukura në Shqipëri. Këtë vend madhështor do ta gjeni në pikën më të lartë të pllajës mes maleve, në të djathtë të lumit Vjosë. Në çdo stinë Gryka e Këlcyrës ia vlen të vizitohet, megjithatë në vjeshtë ndodh spektakli i vërtetë i ngjyrave të natyrës .
-Pas mbërritjes në Përmet do të kemi kohë të lirë në dispozicionin tuaj në pedonalen e qytetit ku mund të konsumoni edhe drekën sipas dëshirës.
-Degustimi i Glikosë së famshme ”tradita e ëmbël e qytetit të luleve”. Është e domosdoshme të kalosh në këtë qytet e të vizitosh një punishte më prodhimet tradicionale të glikove nga më të ndryshmet. Atje mund të shihni sesi prodhohen këto produkte artizanale nga duart e grave përmetare, të cilat mbajnë gjallë traditën. Me një shije të paparë dhe një shumëllojshmëri produktesh, me siguri nuk do të lini gjë pa provuar!

E gjithë kjo do të shoqërohet me mirësinë dhe mikpritjen e përmetarëve që do t’ju ngrohin zemrat!
-Më pas , do të shijojmë mrekullinë e Ujërave Termale dhe pishinave natyrore në Benje, si edhe kanionet e Langaricës. Banjat e Bënjës njihen për ujërat termale me veti kuruese. Të ndodhura 8 km larg qytetit të Përmetit, nuk kishin si t’i shpëtonin udhëtimit tonë. Që nga Ura e Kadiut do të dalloni grupet e burimeve, të cilat më pas formojnë liqene me madhësi të ndryshme. Përveç pamjes së mrekullueshme, çdo liqen përmban veti shëruese për problemet e lëkurës, kockave, stomakut, etj. Diçka tjetër e veçantë është edhe balta rreth liqeneve, e cila sipas studimeve njihet për vetitë e saj rigjeneruese për lekurën. Pra, nëse pamjet impresionuese nuk ju duken arsye e mjaftueshme për t’i vizituar, mendoni për vetitë kuruese të këtyre llixhave dhe zhytjen në ujërat e ngrohta.
– Konsumojme Darkën në Përmet me produkte të zonës.
– Fjetja në hotel Alvero, në qendër të Përmetit.

Dita e Dytë:

-Pasi të kemi konsumuar mëngjesin, pas Përmet-it, udhëtim vazhdon në drejtim të Ersekë duke kaluar në Carshovën e heronjve edhe Leskovikun e bukur. Pas Ersekës, ndalesë në Leskovik ku sipas dëshirës mund të provoni produktet bio.
-. Guida turistike vazhdon me mbërritjen në fshatin Rehovë të vetëm 2 km larg Ersekës. Një fshat i vogël me shtëpi të vjetra karakteristike dhe kishën e Shën Kollit në qendër,  Rahova shtrihet rëzë malit të Gramozit.. Përpara jush do të shfaqen me gjithë madhështinë e tyre fusha e Kolonjës, malet e Përmetit, Skraparit dhe Korçës. Një pamje spektakolare dhe një eksperiencë unike që nuk duhet humbur. Pasi të keni shijuar shëtitjen do të ktheheni sërish në qendrën e fshatit dhe do të kthehemi për në Ersekë.
-Erseka, kaq e vogël dhe shumë pak e njohur. Një qytet rrëzë malit Gramoz hijerëndë, që i fal një pamje aq të bukur, ku natyra e bukur miksohet me klimën e freskët për të na ofruar një eksperiencë unike.
-Kohë e lirë ne Erseke për të shijuar pedonalen dhe për të konsumuar drekën sipas dëshirës.
-Transfertë në drejtim të Elbasanit dhe Tiranës me ndalesa përgjatë rrugës në Pogradec si edhe për shërbime.

Fundi i Programit: Udhëtim 2-ditor në Përmet dhe Ersekë!

Faleminderit që na zgjodhët!

 

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tiranë (mbrapa stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasan  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group”
Oraret e nisjes
Tirana:              06:00
Elbasani:           07:00
I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do t’ju dërgohet me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.
Orari i kthimit Tiranë – Rreth orës 19:30
Elbasan – Rreth orës 20:30
Përfshihen në çmim
Akomodimi në Përmet në Hotel Alvero 3*
Mëngjesi i ditës së dytë
Darka e ditë së parë
Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
Shërbimi profesional i Guidës gjatë gjithë udhëtimit.
NUK përfshihen në çmim
 

Dreka për të dyja ditët e udhëtimit.
Hyrjet në Muze apo atraksione ku aplikohet hyrja me pagesë
Shpenzime personale dhe pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart.
Nëse jeni të kënaqur me shërbimin jeni të lutur të jepni një shumë simbolike si bakshish për guidën dhe shoferin.

Shumë e rëndësishme:

Ky udhëtim është i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje

Rezervoni me ne

Rezervoni me ne

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ndryshimi i emrit të personave në udhëtim mund të bëhet deri në 5 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Për të përfituar kompensim të plotë për këtë shërbim, duhet të kanceloni të paktën 15 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Udhëtim në Përmet, Korçë dhe Ersekë!”

Your email address will not be published.

*

Spoonbill
Scroll Top