Çfarë është ETIAS
Çfarë është ETIAS dhe çfarë duhet të dini për rregullin e ri për udhëtimin?
ETIAS që do të thotë European Travel Information and Authorization System, është një sistem i ri autorizimi i udhëtimit i vendosur nga Bashkimi Evropian për qytetarët e vendeve që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Shengen. Ky sistem është projektuar për të përmirësuar sigurinë dhe për të kontrolluar më mirë fluksin e vizitorëve që hyjnë në Evropë.
ETIAS do të jetë një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen. Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen, do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre. Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të risqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt.
Përse është vendosur ETIAS?
ETIAS ka për qëllim të përforcojë sigurinë dhe të parandalojë hyrjen e personave që mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë publike ose shëndetin publik. Me këtë sistem, Bashkimi Evropian synon të sigurohet që çdo vizitor që hyn në zonën Shengen të ketë kaluar një kontroll të shpejtë të sigurisë para udhëtimit. Përmes ETIAS, udhëtarët do të duhet të plotësojnë një aplikim të thjeshtë online për të marrë miratimin për të udhëtuar. Autorizimi ETIAS nuk është vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave sërish do të mund të udhëtojnë pa viza, por do t’u kërkohet, si kusht i detyrueshëm për hyrje në zonën Schengen,që të marrin një autorizim para udhëtimit të tyre.
Si funksionon ETIAS?
ETIAS është një autorizim elektronik i udhëtimit dhe është i detyrueshëm për udhëtarët nga vendet pa vizë që dëshirojnë të udhëtojnë në zonën Shengen për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. Ja disa nga hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar për ETIAS:
- Aplikimi Online: Udhëtarët duhet të plotësojnë një formular online në faqen zyrtare të ETIAS. Formulari kërkon informacion bazë si emri, data e lindjes, shtetësia, dhe detaje të tjera si pasaporta dhe udhëtimi.
- Tarifa e Aplikimit: Aplikimi ka një tarifë të vogël, e cila duhet të paguhet gjatë procesit të aplikimit. Shumica e aplikimeve për ETIAS përpunohen shpejt dhe miratimi merret brenda disa minutash.
- Kontroll i Sigurisë: ETIAS do të kryejë një kontroll të sigurisë për të verifikuar nëse aplikanti përbën ndonjë rrezik për sigurinë ose shëndetin publik. Informacioni i dhënë në aplikim do të kontrollohet kundrejt disa bazave të dhënash të BE-së dhe ndërkombëtare.
- Autorizimi i Udhëtimit: Nëse aplikimi pranohet, udhëtari do të ketë autorizimin e udhëtimit për të hyrë në zonën Shengen për një periudhë 3-vjeçare ose deri sa pasaporta të skadojë. Ky autorizim mund të përdoret për të udhëtuar në mënyrë të përsëritur në Evropë gjatë periudhës së vlefshmërisë.
Kush duhet të aplikojë për ETIAS?
Çdo shtetas jashtë BE-së, që aktualisht nuk ka nevojë për vizë për të vizituar një vend të BE-së për qëndrim të shkurtër, do të duhet të pajiset me autorizimin ETIAS për të hyrë. Përjashtim bëjnë qytetarët e BE-së dhe ata që posedojnë një leje qëndrimi ose dokument të lëshuar nga një vend i BE-së.
Ky sistem do të mundësojë një mënyrë më të thjeshtë dhe të rregulluar për udhëtimet në zonën Shengen për qytetarët që aktualisht nuk kërkojnë një vizë Shengen. Afërsisht 60 vende janë në këtë kategori, duke nënkuptuar që qytetarët e tyre do të duhet të aplikojnë për ETIAS.
Rregullat aktuale të imigracionit të Shengenit për qytetarët me vizë dhe ata pa vizë mund të jenë më komplekse, duke u varur nga qëllimi i vizitës, si dhe nga lidhjet familjare.
Për ata që dëshirojnë të udhëtojnë në disa vende të Shengenit apo vetëm në një prej tyre, ka rregulla të ndryshme që varen nga aktivitetet që ata planifikojnë gjatë qëndrimit të tyre. Qytetarët jashtë zonës Shengen që banojnë në një vend tjetër të BE-së nuk kanë kufizime për lëvizjen e tyre.
Ky ndryshim në sistem lejon qytetarët e vendeve të treta, nga një listë e miratuar vendesh, të aplikojnë për ETIAS të paktën 96 orë përpara udhëtimit dhe të paguajnë tarifën përkatëse. Kjo përfshin qytetarë nga SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, dhe shumë vende të tjera që konsiderohen ‘më pak të rrezikshme’ dhe që aktualisht nuk kërkojnë vizë për hyrje në BE.
Kur do të hyjë në fuqi ETIAS?
ETIAS do të hyjë në fuqi brenda vitit 2024 por zyrtarisht do te jete i detyrueshme ne vitin 2025. Pas nisjes fillestare do të ketë një periudhë të shkurtër 3-6 muajsh ku ETIAS mund të mos jetë i detyruar për udhëtim . Kjo ndodh për arsye që të lejohet BE të punojë me çdo problem të sistëmit qe mund të sjellë probleme tëk aplikantët për shkak të komplikimeve me shpërndarjen fillestare.
Avantazhet dhe sfidat e ETIAS
Avantazhet:
- Përmirëson sigurinë duke kontrolluar më mirë personat që hyjnë në zonën Shengen.
- Procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe bëhet online, duke e bërë të lehtë për udhëtarët që të marrin miratimin.
- Zbatimi i ETIAS ndihmon në reduktimin e rrezikut të krimeve dhe aktiviteteve të paligjshme në Evropë.
Sfidat:
- Disa udhëtarë mund të përballen me refuzimin e aplikimit të tyre nëse zbulohen probleme gjatë kontrollit të sigurisë.
- Disa udhëtarë të cilët nuk janë të vetëdijshëm për këtë kërkesë të re mund të përballen me vonesa ose probleme në aeroport.
- ETIAS mund të shtojë një hap të ri dhe një kosto të vogël për ata që janë mësuar të udhëtojnë në Evropë pa vizë.
Si të përgatiteni për udhëtimin tuaj me ETIAS?
Për të udhëtuar në Evropë pas futjes në fuqi të ETIAS, është e rëndësishme të kontrolloni kërkesat specifike të vendit tuaj përpara se të udhëtoni. Për aplikime kontaktoni me Elite Travel Lufthansa City Center për ta plotesuar dhe për të marr miratimin në kohë rekord! Mund të kontaktoni ketu:
Na shkruani ne: Facebook
Na ndiqni ne: Instagram
Per pyetje na shkruani ne: WhatsApp