Bosnia & Herzegovina

Bosnja dhe Hercegovina është një vend i vogël në Evropën Juglindore, në gadishullin Ballkanik. Zona që sot zë vendi ka qenë e banuar që në epokën neolitike, por popullsitë më të rëndësishme kanë qenë ato të Ilirëve dhe Keltëve. Ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit, edhe kjo zonë ka qenë pjesë e Perandorisë Romake, një rajon mosmarrëveshjesh në Perandorinë Bizantine, ka pasur mbretëri dhe sundues të ndryshëm gjatë Mesjetës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e Perandorisë Osmane. Kjo përzierje ka lënë gjurmët e saj, duke na dhënë sot një kombinim të mrekullueshëm kulturash në Bosnjë. Dhe kjo pa përfshirë shekullin e kaluar. Shekulli XX për këtë pjesë të Evropës ka qenë ndër më të ngarkuarit me ngjarje, duke marrë parasysh se Lufta e Parë Botërore nisi këtu dhe më vonë konfliktet e lidhura me Republikën e Jugosllavisë. Gjurmët e historisë dhe kulturës që shohim sot, dhe që do t’i shihni që nga sot, janë thesari i Bosnjës.

Por Bosnja nuk është vetëm histori. Njerëzit e Bosnjës krenohen me të drejtë për brendësinë e tyre. Pavarësisht faktit që vendi ka vetëm rreth 20 kilometra vijë bregdetare, të njohur si “puthja boshnjake me Adriatikun”, vendit nuk i mungojnë bukuritë e tjera. Brendësia e tij është një mozaik ujërash kristal blu të kombinuar me male smerald jeshile dhe majat e tyre të mbuluara me borë.

Nuk është çudi që Bosnja quhet “zemra e Evropës”, jo vetëm për shkak të vendndodhjes dhe formës së saj, por edhe sepse fsheh brenda disa prej mrekullive të Evropës.

Fakte
Popullsia: 3.5 million | Kryeqyteti: Sarajeva | Gjuha: Boshnjake, Kroate, Serbe| Sipërfaqja: 51,197 km2

Rezervoni vendin tuaj

Atraksione

SarajevëMostarVisegradMedjugorjeDiversiteti etnik dhe kulturor

Emri Sarajevë është një slavizim i fjalëve në turqisht për “vendi i guvernatorit” (saray), dhe qyteti ka edhe nofka si Damasku i Veriut dhe Jerusalemi Europian. Në lashtësi, zona u sundua nga Ilirët dhe kultura e Butmirit ishte e përhapur. Perandoria Romake e kishte këtë rajon pjesë të saj dhe, ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit, edhe Sarajeva u përfshi nga pushtimet sllave.
Osmanët e themeluan qytetin në shekullin XV dhe vetë guvernatori jetonte në qendër të qytetit. Kjo është arsyeja pse mori emrin Sarajevë. Ai kishte arkitekturë tipike osmane në ndërtesa, në çarshi, dhe ishte një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit, duke shërbyer gjithashtu si kryeqendër e vilajetit.
Në fillimet e shekullit XX, vendi dhe Sarajeva vetë bënin pjesë në Perandorinë Austro-Hungareze dhe kjo periudhë ishte një epokë e lavdishme për qytetin, pasi Sarajeva mori një pamje tjetër – atë europiane. U bë shumë e famshme pas atentatit në urën ku u vra Arqiduka Franc Ferdinand, ngjarje që ndezi Luftën e Parë Botërore. Më pas u bë pjesë e Jugosllavisë dhe në fund kryeqyteti i Bosnjës & Hercegovinës.

Zona përreth Mostarit njihet si një vendbanim i lashtë, por vetë qyteti i Mostarit përmendet për herë të parë në Mesjetë, edhe pse aty është gjetur një bazilikë e vjetër kristiane. Në shekullin XV, qyteti u formua në të dy anët e një ure, dhe nga fjala Mostar (që do të thotë “rojtarët e urës”) iu dha edhe emri vendit. Pranë ndodheshin dy qytete të tjera të vogla dhe së bashku me Mostarin, të gjitha bënin pjesë në Perandorinë Osmane. Mostari u zhvillua si një qytet në rrugën midis Adriatikut dhe Bosnjës qendrore të pasur.
Ashtu si shumica e qyteteve osmane, edhe Mostari u zhvillua dhe mori pamjen e një qyteti tipik osman, gjurmë që janë ende të dukshme sot. Ai mbeti pjesë e Perandorisë Osmane deri në momentin kur populli boshnjak fitoi pavarësinë nga osmanët.
Vetë rruga drejt Mostarit është një përvojë e mrekullueshme, me peizazhe të natyrës mahnitëse, ndërsa historia të mirëpret sapo të kalosh mbi Ura e Vjetër në Mostar.

Një nga vendet më të veçanta në brendësi të Bosnjës, pranë kufirit me Serbinë, është Višegradi. Duke u shfaqur si një qytet i rëndësishëm tregtar gjatë Mesjetës, nën sundimin e perandorit serb Stefan Dushan, Višegradi u rrit shpejt duke u bërë një nga qytetet më të rëndësishme të Bosnjës lindore. Rëndësia e tij e vazhdueshme vihet re sidomos në një nga atraksionet më të veçanta: Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit, e ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në vitin 1577. Kjo urë ofron një pamje mahnitëse mbi lumin Drina, me brigjet e tij panoramike, dhe është bërë e famshme falë librit fitues të Çmimit Nobel “Ura mbi Drinë”.
Përveç këtij objekti të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Višegradi është gjithashtu një nga qytetet ku mund të ndjesh dhe të shohësh nga afër një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit – Luftën e Bosnjës.

Medjugorje është një qytet i vogël pranë kufirit me Kroacinë, me pjesën më të madhe të popullsisë me origjinë kroate. Nuk është një qytet ku mund të bësh shumë aktivitete, por konsiderohet si një nga vendet më të shenjta në Ballkan, për shkak të shfaqjes së Virgjëreshës Mari para gjashtë të krishterëve vendas që nga viti 1981. Ky fenomen është hetuar si nga ipeshkvijtë vendas, ashtu edhe nga vetë Vatikani, por pavarësisht kësaj, banorët kanë ndërtuar mjaft vende kushtuar adhurimit të Marisë, vende që do t’i vizitoni sot.
Shëtitja fillon në Vendin e Shenjtë, aty ku Maria u shfaq për herë të parë. Më pas, do të vizitoni Shtatoren e Shën Marisë dhe kishën e Shën Jakobit, një shenjt i shekullit XIX. Në mbarë qytetin do të ndjeni një atmosferë harmonie hyjnore dhe me siguri do të ndiheni më të qetë.

Legjislacioni i Bosnjës dhe Hercegovinës njeh tre popuj përbërës dhe 17 pakica kombëtare, të cilat përbëjnë rreth 2.73% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Rreth 97% e popullsisë së Bosnjës dhe Hercegovinës përbëhet nga tre kombe autoktone përbërëse: boshnjakë, serbë dhe kroatë.
Grupet kulturore të Bosnjës dhe Hercegovinës ndahen në: 50.70% myslimanë, 30.75% ortodoksë dhe 15.19% katolikë romakë. Boshnjakët kanë qenë gjithmonë shumë tolerantë dhe mikpritës ndaj dallimeve fetare. Pothuajse çdo boshnjak është mendjehapur. Është e zakonshme në Bosnjë-Hercegovinë që fqinjët të vizitojnë njëri-tjetrin gjatë Krishtlindjeve apo Ramazanit, pavarësisht se cilës fe i përkasin.

Blog

Eksplorim dhe fotografi-Sarajevë

 Sarajeva – Kryeqyteti ku çdo Foto ka një Histori
Eksplorim dhe fotografi ne Sarajeve! Nëse jeni në kërkim të një udhëtimi ndryshe, plot fotografi, eksplorim dhe aventura kulturore, atëherë Sarajeva

Gatimet e Sarajevës – Udhëtim Shijesh

Gatimet e Sarajeves – Udhetim shijesh te paharrueshme. Nëse po planifikoni një udhëtim në Sarajevë ose jeni pjesë e një pakete turistike 3+ ditore në Ballkan, përgatituni për një eksplorim

Çarshia Orientale – Aroma, Ngjyra dhe Traditë në Zemër të Mostarit

Çarshia Orientale është një nga pjesët më autentike të Mostarit. Rrugicat e saj me kalldrëm, të ngushta dhe plot gjallëri, të çojnë pas në kohë në periudhën osmane. Në çdo

Destinacione të Tjera

135.00 Udhëtim në Athinë

Udhëtim në Athinë & Pire- 135€

Zbuloni Greqinë në një udhëtim që bashkon historinë antike, kulturën moderne dhe natyrën.

199.00 Udhëtim në Ljubljana

Udhëtim në Ljubljana, Zagreb, Postojna, Bled – 199€

Zbuloni Zagrebin, Ljubljanën dhe liqenin magjik të Bledit

149.00 Udhëtim në Sarajevë

Udhëtim në Piramidat e Diellit Sarajevë – 149€

Një aventurë unike mes historisë, kulturës, natyrës dhe atraksioneve më ikonike të Bosnje-Hercegovinës!

175.00 Udhëtim në Bukuresht & Sofie

Udhëtim në Bukuresht & Sofie – 175€

Një udhëtim i pasur në histori, kulturë dhe urbanizëm, me akomodim luksoz në kryeqytetet ballkanike!

169.00 Sale!

Udhëtim në Dubrovnik, Krka, Split dhe Relaks në Medora Auri Resort – 3 Ditë – 169€

Një aventurë në zemër të Adriatikut – vizito Tivatin, Krkën, Splitin

Bosnia & Herzegovina

Bosnja dhe Hercegovina është një vend i vogël në Evropën Juglindore, në gadishullin Ballkanik. Zona që sot zë vendi ka qenë e banuar që në epokën neolitike, por popullsitë më të rëndësishme kanë qenë ato të Ilirëve dhe Keltëve. Ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit, edhe kjo zonë ka qenë pjesë e Perandorisë Romake, një rajon mosmarrëveshjesh në Perandorinë Bizantine, ka pasur mbretëri dhe sundues të ndryshëm gjatë Mesjetës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e Perandorisë Osmane. Kjo përzierje ka lënë gjurmët e saj, duke na dhënë sot një kombinim të mrekullueshëm kulturash në Bosnjë. Dhe kjo pa përfshirë shekullin e kaluar. Shekulli XX për këtë pjesë të Evropës ka qenë ndër më të ngarkuarit me ngjarje, duke marrë parasysh se Lufta e Parë Botërore nisi këtu dhe më vonë konfliktet e lidhura me Republikën e Jugosllavisë. Gjurmët e historisë dhe kulturës që shohim sot, dhe që do t’i shihni që nga sot, janë thesari i Bosnjës.

Por Bosnja nuk është vetëm histori. Njerëzit e Bosnjës krenohen me të drejtë për brendësinë e tyre. Pavarësisht faktit që vendi ka vetëm rreth 20 kilometra vijë bregdetare, të njohur si “puthja boshnjake me Adriatikun”, vendit nuk i mungojnë bukuritë e tjera. Brendësia e tij është një mozaik ujërash kristal blu të kombinuar me male smerald jeshile dhe majat e tyre të mbuluara me borë.

Nuk është çudi që Bosnja quhet “zemra e Evropës”, jo vetëm për shkak të vendndodhjes dhe formës së saj, por edhe sepse fsheh brenda disa prej mrekullive të Evropës.

Fakte
Popullsia: 3.5 million | Kryeqyteti: Sarajeva | Gjuha: Boshnjake, Kroate, Serbe| Sipërfaqja: 51,197 km2

Rezervoni vendin tuaj

Atraksione

SarajevëMostarVisegradMedjugorjeDiversiteti etnik dhe kulturor

Emri Sarajevë është një slavizim i fjalëve në turqisht për “vendi i guvernatorit” (saray), dhe qyteti ka edhe nofka si Damasku i Veriut dhe Jerusalemi Europian. Në lashtësi, zona u sundua nga Ilirët dhe kultura e Butmirit ishte e përhapur. Perandoria Romake e kishte këtë rajon pjesë të saj dhe, ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit, edhe Sarajeva u përfshi nga pushtimet sllave.
Osmanët e themeluan qytetin në shekullin XV dhe vetë guvernatori jetonte në qendër të qytetit. Kjo është arsyeja pse mori emrin Sarajevë. Ai kishte arkitekturë tipike osmane në ndërtesa, në çarshi, dhe ishte një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit, duke shërbyer gjithashtu si kryeqendër e vilajetit.
Në fillimet e shekullit XX, vendi dhe Sarajeva vetë bënin pjesë në Perandorinë Austro-Hungareze dhe kjo periudhë ishte një epokë e lavdishme për qytetin, pasi Sarajeva mori një pamje tjetër – atë europiane. U bë shumë e famshme pas atentatit në urën ku u vra Arqiduka Franc Ferdinand, ngjarje që ndezi Luftën e Parë Botërore. Më pas u bë pjesë e Jugosllavisë dhe në fund kryeqyteti i Bosnjës & Hercegovinës.

Zona përreth Mostarit njihet si një vendbanim i lashtë, por vetë qyteti i Mostarit përmendet për herë të parë në Mesjetë, edhe pse aty është gjetur një bazilikë e vjetër kristiane. Në shekullin XV, qyteti u formua në të dy anët e një ure, dhe nga fjala Mostar (që do të thotë “rojtarët e urës”) iu dha edhe emri vendit. Pranë ndodheshin dy qytete të tjera të vogla dhe së bashku me Mostarin, të gjitha bënin pjesë në Perandorinë Osmane. Mostari u zhvillua si një qytet në rrugën midis Adriatikut dhe Bosnjës qendrore të pasur.
Ashtu si shumica e qyteteve osmane, edhe Mostari u zhvillua dhe mori pamjen e një qyteti tipik osman, gjurmë që janë ende të dukshme sot. Ai mbeti pjesë e Perandorisë Osmane deri në momentin kur populli boshnjak fitoi pavarësinë nga osmanët.
Vetë rruga drejt Mostarit është një përvojë e mrekullueshme, me peizazhe të natyrës mahnitëse, ndërsa historia të mirëpret sapo të kalosh mbi Ura e Vjetër në Mostar.

Një nga vendet më të veçanta në brendësi të Bosnjës, pranë kufirit me Serbinë, është Višegradi. Duke u shfaqur si një qytet i rëndësishëm tregtar gjatë Mesjetës, nën sundimin e perandorit serb Stefan Dushan, Višegradi u rrit shpejt duke u bërë një nga qytetet më të rëndësishme të Bosnjës lindore. Rëndësia e tij e vazhdueshme vihet re sidomos në një nga atraksionet më të veçanta: Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit, e ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në vitin 1577. Kjo urë ofron një pamje mahnitëse mbi lumin Drina, me brigjet e tij panoramike, dhe është bërë e famshme falë librit fitues të Çmimit Nobel “Ura mbi Drinë”.
Përveç këtij objekti të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Višegradi është gjithashtu një nga qytetet ku mund të ndjesh dhe të shohësh nga afër një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit – Luftën e Bosnjës.

Medjugorje është një qytet i vogël pranë kufirit me Kroacinë, me pjesën më të madhe të popullsisë me origjinë kroate. Nuk është një qytet ku mund të bësh shumë aktivitete, por konsiderohet si një nga vendet më të shenjta në Ballkan, për shkak të shfaqjes së Virgjëreshës Mari para gjashtë të krishterëve vendas që nga viti 1981. Ky fenomen është hetuar si nga ipeshkvijtë vendas, ashtu edhe nga vetë Vatikani, por pavarësisht kësaj, banorët kanë ndërtuar mjaft vende kushtuar adhurimit të Marisë, vende që do t’i vizitoni sot.
Shëtitja fillon në Vendin e Shenjtë, aty ku Maria u shfaq për herë të parë. Më pas, do të vizitoni Shtatoren e Shën Marisë dhe kishën e Shën Jakobit, një shenjt i shekullit XIX. Në mbarë qytetin do të ndjeni një atmosferë harmonie hyjnore dhe me siguri do të ndiheni më të qetë.

Legjislacioni i Bosnjës dhe Hercegovinës njeh tre popuj përbërës dhe 17 pakica kombëtare, të cilat përbëjnë rreth 2.73% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Rreth 97% e popullsisë së Bosnjës dhe Hercegovinës përbëhet nga tre kombe autoktone përbërëse: boshnjakë, serbë dhe kroatë.
Grupet kulturore të Bosnjës dhe Hercegovinës ndahen në: 50.70% myslimanë, 30.75% ortodoksë dhe 15.19% katolikë romakë. Boshnjakët kanë qenë gjithmonë shumë tolerantë dhe mikpritës ndaj dallimeve fetare. Pothuajse çdo boshnjak është mendjehapur. Është e zakonshme në Bosnjë-Hercegovinë që fqinjët të vizitojnë njëri-tjetrin gjatë Krishtlindjeve apo Ramazanit, pavarësisht se cilës fe i përkasin.

Eksploroni diversitetin fetar dhe kulturor të Bosnjës & Hercegovinës duke vizituar xhamitë, kishat dhe peizazhet e mrekullueshme natyrore. Që nga lashtësia, periudha e Jugosllavisë e deri në ditët moderne, Bosnja & Hercegovina ka shumë për të ofruar. Sarajeva, kryeqyteti, është një nga të paktat qytete të mëdha europiane ku mund të gjeni një xhami, një kishë katolike, një kishë ortodokse dhe një sinagogë në të njëjtën lagje.

Turët tona në Bosnjë & Hercegovinë ofrojnë një panoramë të plotë me kombinime të mrekullueshme mes sitëve të UNESCO-s dhe zonave natyrore të mbrojtura.

Në turët tona në Bosnjë & Hercegovinë ju do të:

Mbështesni komunitetet lokale
Mësoni më shumë nga guidat tona me eksperiencë
Udhëtoni me mjete moderne dhe komode
Shijoni disa nga specialitetet më të mira lokale
Keni kohë të lirë për të eksploruar sipas mënyrës tuaj