Protokolli i Sigurisë së Shëndetit për COVID-19
Me rifillimin e udhëtimeve, jemi te ndërgjegjshëm se kufizimet dhe protokollet e sigurisë do te ndryshojnë me shpejtësi. Prandaj, Elite Travel Agency do të ndjekë protokollet nga World Travel and Tourism Council Safe Travels Global Protocols. Më poshtë mund të gjeni udhëzimet tona për protokollin e sigurisë së shëndetit për COVID-19.
Akomodimi
Duke nisur nga udhëzimet rreth akomodimit, të gjithë punonjësit e hoteleve duhet të mbajnë maska kur janë në kontakt direkt me klientët. Ata duhet të jenë të trajnuar rreth rregullave të higjenës kundra COVID-19. Secili hotel duhet t’i grupojë punonjësit për të reduktuar kontaktin.
Përpara mbërritjes së klientëve, pastrami i dhomave duhet kryer me dizinfektuesit përkatës dhe dhoma duhet ajrosur.
Për t’i rikujtuar rregullat klientëve, hotelet duhet të vendosin shenja nëpër hapësirat e tyre, si dhe dezinfektues duarsh në ato zona që duhen. Klientët duhet te jenë të pajisur me maska gjatë kohës që qëndrojnë në holl, ashensor apo në zona publike të mbyllura. Të gjitha aktivitetet argëtuese duhet të zhvillohen duke mbajtur distancën minimale prej 1.5 m.
Guidat
Guidat tona janë të trajnuar nga ETG rreth rregullave dhe udhëzimeve për Coronavirus. Në rast se identifikohen persona të dyshuar,secila guide vepron në bazë të manualit të ETG. Vetë guidat duhet të jenë të pajisur me maskë dhe të mbajnë distancë 1.5 m nga klientët.
Për vizita në atraksione të ndryshme, ETG do të organizojë teste paraprakisht. Për më tepër, guida do të informojë grupin në mëngjes se autobusi është dizinfektuar dhe ajrosur gjatë natës.
Check-in/out
Ka disa mënyra të ndryshme për sa i përket check-in/out në hotele. Mënyra e parë është nga ne si DMC ose gjatë kohës që jeni në autobus. Në këtë rast, guida do të shpërndajë disa formularë tek klientët dhe pas plotësimit do t’ia japë stafit të hotelit. Mënyra e dytë është nëpërmjet check-in elektronik të bërë më parë nga klienti. Mënyra e tretë është duke bërë check-in në grupe të vogla me dy persona. Nëse është e mundur klienti do të marrë çelësin e dhomës nga guida dhe do t’ia rikthejë pas check-out.
Ushqimi
Zakonisht hotelet tona partnere nuk ofrojnë vaktet në formë bufeje. Shumica e vakteve ofrohet “à la carte” në tavolinë. Për sa i përket mëngjsit, mund të kërkoni t’jua sjellin në dhomë. (ofertë ekstra)
Për sa i përket qëndrimit brenda në restorant, duhet mbajtur largësia 1.5 m dhe nëse duhet mund të specifikohen oraret e vakteve për secilin grup.
Transfertat
Autobusët dhe mjetet e tjera të përdorura do të nisen vetem me 50% të kapacitetit të tyre për të siguruar distancën e mes pasagjerëve. (vlen deri më 30.09.20) Gjithashtu, pasagjerët duhet të mbajnë maska dhe ne do të ofrojmë dizinfektues për duart.
Nëse është e mundur, hapni vetëm derën e pasme të autobusit për t’i lejuar pasagjerët që të hyjnë e të dalin nga autobusi dhe sigurohuni që pasagjerët të hyjnë me radhë në autobus duke mbushur në fillim vendet e para dhe më pas të tjerat. Për të dal nga autobusi, duhet që në fillim të zbresin pasagjerët të ulur në fund të autobusit në mënyrë që të shmanget kontakti midis pasagjerëve.
Përveç kësaj ne do të caktojmë një renditje fikse të cilën pasagjerët duhet ta respektojnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së udhëtimit.
Përpara secilit grup ne do të sigurohemi që autobusët të dizinfektohen thellësisht.
Udhëtimet me Autobus
Autobusët do të nisen vetem me 50% të kapacitetit të tyre për të siguruar distancën e mes pasagjerëve. (vlen deri më 30.09.20) Megjithatë, klientët që qëndrojnë në të njejtën dhomë mund të ulen së bashku, në të kundërt lejohen të ulen një në dy rreshta. Takimi i parë i klientëve me guidën dhe shoferin nuk duhet të ketë asnjë lloj kontakti. Guida dhe shoferi duhet të kenë maskë dhe doreza.
Në rast të klientëve që tregojnë simptoma, ata do të ndahen menjëherë nga grupi dhe ne do t’i dërgojmë tek një doktor. Guidat tona gjithnjë kanë informacion për sa i përket doktorëve dhe spitaleve më të afërta.
Brenda në autobus klientët këshillohen të mbajnë maska.
Vizitat
Ne kemi parë me përpikmëri rregulloret e secilit shtet për sa i përket limitit të turistëve në vendet e interesit dhe rregullat e nevojshme për distancim. Nëse është e nevojshme, mund të duhet të rregullojmë marrëveshjet e udhëtimit. Guida do të mbajë maskë dhe dhe do të flasë me zë të lartë, mjaftueshëm që të kuptohet ajo që po thuhet. Përveç kësaj, guida duhet të ketë një mikrofon. Gjithsesi, sistemet e audiove nuk lejohen pasi përdorimi i tyre sjell shumë kontakt.