Udhëtim në Igalo, Riviera e Makarskes, Krka, Split dhe Mostar – 3 Ditë – 169€

Code: 400353
3 Ditë / 2 Netë
  • Igalo 4
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (11)
  • Makarska
  • Krka
  • Mostar
  • Makarska 2
  • Petrovac
  • Tivat
  • Ura e Peljesacit
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (14)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (5)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (10)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (15)
  • Herceg novi
  • aerial-view-yachts-city-docks-montenegro-(Custom)
  • Udhetim ne Kroaci
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (7)
  • Biokovo
  • Budva
  • Cetina
  • Dubrovnik
  • Igalo 2
  • Igalo 3
  • Igalo 4
  • Igalo
  • Omish

Description

Udhëtim në Igalo, Krka, Split, Mostar, Riviera e Makarskes

Dita e parë:

Nisja nga Elbasani në orën 05:30 dhe nga Tirana në orën 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit. Udhëtimi vijon drejt Muriqanit përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe Bunës. Pas kalimit kufitar, rruga vijon përgjatë kodrave të buta që zbresin rrëmbyeshëm në rivierën e famshme të Barit (Tivarit) dhe gjarpëron në rivierën e Petrovacit, Budvës, Tivatit dhe Hercegnovit që ndodhen brenda gjirit të Kotorrit, një udhëtim i magjishëm me panorama fantastike të ishullit të Shën Stefanit por edhe të gjirit të Kotorrit e malësisë së Orjenit.

Pas tragetit të kësaj, do të nisemi drejt Igalos për të kaluar drekën por edhe ku do të zbuloni botën sekrete të ish-udhëheqësit jugosllav Tito duke vizituar Vila Galeb, një simbol i luksit dhe arkitekturës brutale që ruhet me fanatizëm në brigjet e Igalos. Ky udhëtim në kohë ju lejon të prekni nga afër dhomat e mbledhjeve ku janë marrë vendime historike, duke shijuar në të njëjtën kohë një pamje mahnitëse mbi Gjirin e Kotorrit.

Pas mbarimit të vizitës vijojmë një udhëtim fantastik me qipariset shekullore nga malësia e Konavles dhe riviera e famshme, ku rruga na zbulon peizazhe përrallore mes kopshteve botanike të Trstenos dhe gjirit të qetë të Slanos, Ura e Peljesacit që është një kryevepër moderne e arkitekturës, e cila shtrihet mbi detin Adriatik për të lidhur pjesën jugore të Kroacisë me pjesën tjetër të vendit, duke shmangur kalimin nëpër kufirin e Bosnjë-Hercegovinës. Me një gjatësi prej rreth 2.4 kilometrash, kjo urë me kabllo qendrore ofron një pamje spektakolare gjatë udhëtimit, duke u integruar në mënyrë perfekte me peizazhin e gadishullit dhe detin e kaltër. Pas një ndalese në fushën e Plocës, vijojmë nga liqenet e Bacinskës për tek riviera e Makarskës që është një kurorë mahnitëse e bregdetit Adriatik, ku rrëzë vargmalit madhështor të Biokovos shtrihen plazhe me guralecë të bardhë dhe ujë të kristaltë, të rrethuara nga pyje të dendura pishash që krijojnë një parajsë të vërtetë mesdhetare. Mbërritja në hotel dhe darka në hotel në Rivierën e Makarskës për 2 netë.

Dita e dytë:

Pas një mëngjesi fantastik, dita jonë nis me një udhëtim spektakolar përgjatë Rivierës se Makarskës, ku rruga gjarpëron mes maleve të larta të Biokovos dhe kaltërsisë së pafundme të Adriatikut, duke na ofruar disa nga panoramat më të bukura të Dalmacisë. Ne kalojmë përmes Omishit piktoresk, aty ku lumi Cetina takohet me detin nën kurorën e shkëmbinjve gjigantë, përpara se të mbërrijmë në parajsën e Parkut Kombëtar Krka. Këtu, magjia e natyrës shfaqet përmes ujëvarave spektakolare që derdhen me zhurmë në pasqyra uji të kristalta, duke krijuar një simfoni natyrore që të fal një qetësi shpirtërore të rrallë. Pas kësaj përvoje rigjeneruese, drejtohemi drejt Splitit, qytetit ku historia romake merr frymë në çdo gur të Kalasë së Dioklecianit. Ecja nëpër rrugicat e lashta me kalldrëm ju bën të ndjeni peshën e shekujve, teksa eleganca e rivierës moderne shton një sharm të veçantë në zemrën e kësaj perle bregdetare. Gjatë gjithë rrugës, peizazhet dalmate me ishujt që duken në horizont dhe fshatrat e vjetra prej guri do t’ju lënë pa fjalë. Në mbyllje të kësaj dite plot energji, rikthehemi në hotel për një darkë relaksuese nën dritën e muzgut mbi det.

Dita e tretë:

Pas mëngjesit dhe përfundimit të procedurave të daljes nga hoteli, nisemi drejt Mostarit magjepsës, qytetit ku Lindja dhe Perëndimi takohen në një përqafim historik. Udhëtimi jonë gjarpëron buzë lumit Neretva, ku ngjyra e tij e rrallë smerald dhe kanionet e larta krijojnë një nga panoramat rrugore më mbresëlënëse në të gjithë Ballkanin. Në Mostar, Ura e Vjetër na pret si një monument elegance që sfidon kohën, duke na ftuar të ecim mes aromës së kafes turke dhe gjallërisë së pazarit të vjetër me kalldrëm. Pamja nga lartësia e urës mbi ujërat e rrëmbyeshme të Neretvës është një emocion që mbetet gjatë në kujtesë. Udhëtimi vijon në jug drejt Podgoricës, përmes një rruge piktoreske që përshkon rrafshnaltat e larta dhe peizazhet e virgjëra të Bosnjës dhe Malit të Zi. Kjo pjesë e udhëtimit na ofron një qetësi meditative, teksa drita e pasdites ndriçon malet që na shoqërojnë drejt kufirit buzë liqenit të Shkodrës, Hanit të Hotit. Kthimi është organizuar me pushime të shkurtra për t’u kthyer më pas në Tiranë, ku shënohet edhe fundi i këtij programi të mrekullueshëm 3 ditor.

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Nisja Tirana (06:30) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani (05:30) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Përfshihen Akomodimi në dhomë dyshe në hotel 3*/4*
Transporti me autobus komod
Guida e shoqëruar
Mëngjesi dhe Darka për dy ditë
Nuk përfshihen
Dreka / Pijet ekstra / Shpenzimet personale
Hyrja ne Parkun e Krka
Hyrjet në muze/atraksione të papërmendura në program
Taksa lokale në Split, Dubrovnik dhe Mostar
Bakshishet

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
✅ Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
✅ Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
✅ Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
✅ Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
✅ Hotele të përzgjedhura
✅ Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
✅ Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
✅ 25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore

🌍 Udhëto ndryshe – mëso, zbulo dhe përjeto kulturën me Elite Travel!

Sugjerime Rreth Udhëtimit

Sugjerime Rreth Udhëtimit

✅ Mbani ujë dhe snacks të lehta gjatë rrugës
✅ Veshje komode dhe një shtresë shtesë për temperaturat
✅ Çantë e vogël dore për gjërat personale
✅ Shtrini këmbët gjatë ndalesave, edhe pse të shkurtra
✅ Karikues portativ për telefonin
✅ Dokumentet dhe gjërat me vlerë gjithmonë me vete
✅ Rruga është pjesë e përvojës së udhëtimit

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 30 ditë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Searching Availability...

 

Spoonbill