Price:€1,590.00
Dita e parë: Tirana – Cairo
Nisja nga Tirana në 04.50, mberritja në Cairo në 15.45 , Pritja nga partnerët tanë, transferta në hotel me autobus komod me AC. Natën e parë akomodohemi dhe flejmë në Cairo.
Dita e dytë: Cairo – Piramidat E Gizes – Muzeu Egjiptian
Pas mengjesit në Hotel, do të fillojme turin per te vizituar Piramidat e Egjiptit të lashtë.
Piramidat e Gizes janë nga monumentet më të rendesishëm dhe të qëndrueshem të periudhës parahistorike në bote. Përbehen nga tre Piramidat e Mëdha (Keopsi, Khafre dhe Menkauri) dhe të paktën gjashtë të tjera më të vogla, si dhe disa monumente të tjera të rëndesishme si Sfinxi IiMadh dhe Lugina e Tempujve.
Piramida e Madhe: Më e madhja dhe me e vjetra ne bote është ndertuar nga Dinastia e 4-rt Khufu (2589 – 66 BC), përbehet nga rreth 2 milione blloqe guri, secili me një peshë rreth 2.5 ton, duke përfshire dhe disa blloqe të bazes që mendohet të peshojne rreth 15 ton secili, duke mbajtur vendin e parë në botë si ndërtesa më e lartë deri në shek 19-te.
Sfinksi i Madh: I gdhendur në një shkemb natyral është një nga monumentet më të mëdhenj në botë.
Lugina e Tempujve te Faraonit Khafre shërbente si porta për të shkuar tek piramida duke kaluar në një rrugë të gjatë dhe kryesisht të mbuluar. E varrosur në rërë për shekuj, u zbulua në vitin 1852 nga Auguste Mariette.
Ndalesa tjeter do të jetë Muzeu Egjiptian ku do të shikoni mijera artefakte, koleksione dhe statuja te artit të lashtë Egjiptian
Me pas do të vizitoni Khan El Khaili, tregu i artizaneve.
Pas perfundimit të ketij turi transferta në hotel në Cairo.
Dita e tretë: Krociere në Nil – High Dam – Liqeni Naser – Tempulli Philae
Pas mengjesit transferta për në aeroport për fluturimin për në Aswan. Pas mberritjes në Aswan do te fillojme turin për të vizituar :
High Dam dhe Liqeni Nasser. High Dam (Diga e larte) u ndërtua nga Britaniket në vitet 1898 – 1902, dhe në ate kohe ishte Diga më e madhe në bote lartesia e të cilës u ngrit dhe dy here me shume me qellim për të kontrolluar prurjet e mëdha te lumit. Duke u shtrire rreth 500 km nga Diga dhe me një thellësi mbi 180 metra, Liqeni Nasser është Liqeni më madh artificial në bote. Krokodilet e popullojnë më së shumti këtë liqen dhe jane një nga atrksionet më të rendesishme për turistët.
Tempulli Philae: Në qendër të kultit të Isis, Ishulli Philae ka qenë një vend shume i rëndesishem pelegrinazhi për adhuruesit e tij deri ne fillimin e Kristianizmit. Nga ky ishull besohej që Perendesha Isis vëzhgonte ishullin e shenjtë Biga, ku ishte varrosur burri i saj Osiris. Për tu vizituar në ishull janë Tempulli Isis, Porta e Hadrianit, Tempulli Hathorit, Tempulli i Trojanit, i Augustit dhe rrënojat e Dioklecianit.
Pas përfundimit të këtij turi transferta për në Krociere.
Darka dhe fjetja ne Krociere.
Dita e katërt: Krociere Ne Nil – Kom Ombo
Gjate lundrimit me Krociere do të shijoni pamjet e mrekullueshme të brigjeve të Nilit, të merrni rreze dielli dhe të freskoheni në pishine. Pas drekes do të ndaloni për të vizituar qytetin Kom Ombo, një qytet i këndshem agrokulturor . do të vizitoni Tempullin e Kom Ombo, dedikuar 2 Zotave Haroeris dhe Sobek, ku do të shihni dhe mumjet e krokodileve të sjella nga varrezat e krokodileve aty pranë.
Kthimi ne Krociere ku mund të shijoni darken dhe të vazhdoni lundrimin.
Dita e pestë : Krociere Në Nil – Edfu – Tempulli i Horus – Bregu Lindor i Luxorit
Pas mengjesit do të lini anijen për të vizituar qytetin Edfu dhe Tempullin e Horusit. Ky qytet ndodhet pothuaj në mes të distancës midis Aswan dhe Luxor.
Tempulli I Horusit, pothuaj 2000 vjet i vjeter, i varrosur në rërë, është një nga tempujt më të medhenj Ptolemaik në Egjipt ndërtuar në vitin 237 BC.
Do të vazhdojmë lundrimin per ne Luxor dhe me te mberritur ne Luxor do te lini anijen per te vizituar Bregun Lindor.
Tempulli i Karnakut është ndalesa e parë dhe me pas Tempulli i Luxorit, në cdo metër katror të të cilit ka histori, dhe ndryshe nga cdo tempull tjetër ne Egjiptin e Lashte, ky tempull gjigand nuk i kushtohet asnjë Zoti, Kulti apo Faraoni, por I kushtohet procesit të ripërteritjes mbreterore, ku bëheshin kurorezimet e mbretërve. Koha më e bukur për ta vizituar këtë tempull është mbremja.
Transferta ne Krociere dhe darka.
Dita e gjashtë: Krociere Ne Nil – Bregu Perendimor i Luxorit – Cairo
Pas mengjesit do të vazhdojme vizitën në Bregu Perendimor te Luxorit.
Lugina e Mbreterve është ndalesa e parë. Kjo lugine ka qene varreza e Mbreterve gjatë periudhes së Mbreterise se re të Faraoneve (1500 BC) dhe përmban varret me korridore të gjate dhe dhoma të gerrmuara thellë në kodrat e Thebanit, me mure të vizatuar dhe zbukuruar me simbole dhe piktura të ritualeve të vdekjes dhe jetes pas vdekjes.
Tempulli i Mbretëreshes Hatshepsut, i dizenjuar nga arkitekti i saj Senenmut gjatë dinastise se 18-te është një monument i jashtezakonshëm që ngrihet nga sipërfaqja e shkretetires në një sere tarracash madheshtore.
Kolosat e Memonit, 2 statujat madheshtore 18 metra te larta të Amenhotepit te III-te, jane të parat monumente që bien ne sy te vizitoreve sapo arrijne ne Bregun Perendimor.
Pas perfundimit te ketij transferta në aeroport për të marrë fluturimin për në Cairo.
Mbërritja ne Cairo , akomodim ne hotel.
Dita e shtatë: Cairo – Tiranë
Konsumojmë mëngjesin, transferohemi drejt aeroportit të Kairos për të marrë fluturimin për në Tiranë.