Elite Travel Agency

10 Arsye Pse Duhet të Zgjidhni Elite Travel Agency

September 17, 2020
Informacion

Turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë botërore dhe Shqiptare gjithashtu. Rrjedhimisht numri i agjensive turistike është rritur ndjeshëm në vendin tonë, duke i dhënë njerëzve shumë mundësi zgjedhje kur duan të udhëtojnë. Prandaj, ne po ju japim 10 arsye pse duhet te zgjidhni Elite Travel Agency.

1.  Mbi 20 vite eksperiencë

Elite Travel Agency e ka nisur rrugëtimin rreth

20 vite më parë me organizimin e udhëtimeve turistike, paketa pushimesh dhe produkte turistike me vendas e të huaj. Eksperienca e akumuluar ndër vite ka bërë që të jemi të besueshëm dhe të ofrojmë më të mirën për klientët tanë.

2.  Integriteti i stafit

Kemi një staf me integritet të lartë, duke filluar nga guidat dhe shoferët që janë në kontakt direkt me klientët, deri te stafi i shitjeve dhe i menaxhimit të kompanisë. Ne ju shërbejmë gjatë gjithë ciklit të udhëtimit, që nga rezervimi, përgjatë dhe pas udhëtimit.
Përsa i përket marketimit të produkteve apo brandit tonë, ne asnjëherë nuk përdorim foto me përmbajtje të papërshtatshme, me ndjeshmëri të lartë apo cënuese, si fëmijë apo femra. Kjo pasi kanë efekt diskriminues për shkak të pafajësisë apo gjinisë.

Elite Travel Agency

3.  Guida dhe shoferë profesionistë

Ofrojmë guida serioze, profesionale dhe me eksperiencë dhjetëra vjeçare. Kujdesemi që të jenë pjesë të trajnimeve dhe të pajisen me çertifikata ndërkombëtare. Në këtë mënyrë sigurojmë një eksperiencë të kënaqshme për klientët çdo herë që shoqërohen nga guidat tona.
Gjithashtu, edhe shoferët tanë kanë një eksperiencë shumëvjeçare dhe janë të paguar gjatë gjithë vitit.

4.  Cilësia e autobusëve

Për tu siguruar që klientët të marrin një shërbim sa më të mirë, një rol mjaft të rëndësishëm luajnë edhe mjetet me të cilat ne udhëtojmë. Autobusat që ne përdorim janë të markave gjermane (Neoplan, Benz, Man), me një kapacitet maksimal prej 49 personash, për të siguruar një udhëtim sa më komod.

5.  Nuk kalojmë natën duke udhëtuar

Të gjitha udhëtimet tona organizohen me fjetje në hotel. Nuk udhëtojmë përgjatë gjithë natës, në mënyrë që të shmangim pakënaqësitë rreth komoditetit dhe të ofrojmë një eksperiencë relaksuese për klientët tanë.

Elite Travel Agency bus

6.  Çmimet më të favorshme në treg

Për ne është shumë e rëndësishme të mbajmë një raport ekselent mes çmimit dhe cilësisë së shërbimit. Tek ne çdokush mund të gjejë diçka që i përgjigjet kërkesave të tyre, me çmimet më konkurruese në treg.

7.  Pa kosto të fshehura

Çdo shërbim që ne ofrojmë pasqyrohet në mënyrë transparente online, si edhe në kopje të printuar. Nuk kemi kosto të fshehura në asnjë nga programet tona. Prandaj, jemi krenarë që jo vetëm ofrojmë shërbime, por edhe trajtojmë klientët me dinjitet.

8.  Sisteme menaxhimi digjitale

Digjitalizimi është një fenomen global që po ndryshon gjithnjë e më shumë mënyrën e të jetuarit. Puna jonë lidhet ngushtë me këtë proces dhe kemi implementuar sisteme menaxhimi digjitale për të patur një rrjedhë pune sa më efikase. Gjithashtu, kjo na ka ndihmuar edhe që t’i përgjigjemi me korrektësi klientit në secilën fazë të udhëtimit. Në këtë mënyrë jemi të përgatitur për të përballuar çdo sfidë, aktuale apo të ardhshme.

9.  Një kompani që i kushton rëndësi qëndrueshmërisë

Shumë biznese nëpër botë kanë filluar të kuptojnë se mund të jenë më të suksesshëm duke qenë të qëndrueshëm. Kjo do të thotë se një kompani nuk duhet të mendojë vetëm për fitimet e veta, por edhe për impaktin që sjell në shoqëri dhe mjedis. Me krenari mund të themi se jemi e para dhe e vetmja kompani partnere e “Travelife” në Shqipëri. Ne e dimë se sa e rëndësishme është të kujdesesh për jetën shoqërore, për ekonominë e zonës dhe rajonit në të cilin jetojmë, dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, të kujdesesh për mjedisin. Qëndrueshmëria si koncept vjen me sfida të ndryshme në vende të ndryshme. Meqenëse konsiderohemi si një vend në zhvillim, fokusi ynë më i madh mbetet akoma në aspektin shoqëror. Duke na zgjedhur ne, në një mënyrë, edhe ju jeni kontribues në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë.

Elite Travel Agency

10.  Trajnime për të rinjtë

Si rrjedhojë e angazhimit tonë për një biznes të qëndrueshëm, nuk kishin si të mungonin edhe trajnimet për të rinjtë e të rejat që duan të punësohen në industrinë e turizmit. Gjithashtu jemi e para kompani që financon me fonde dhe trajnon të rinjtë për atë çka i pret në të ardhmen.

Pra, nëse ishit në kërkim të një kompanie turistike serioze, atëhere sapo e gjetët: Elite Travel Agency. Ne sigurohemi që çdo udhëtim i yni të jetë një premtim i mbajtur dhe kënaqësi që zgjat.

Spoonbill