Messonghi Beach Holiday Resort

Pushime në Messonghi Beach Holiday Resort

April 12, 2021
Akomodim Blog

Messonghi Beach Holiday Resort është një destinacion i shkëlqyer për pushime për të shijuar bregdetin lindor të ishullit të Korfuzit, në Greqi. Hoteli ndodhet pranë dy nga fshatrat më të bukur, Moraitika dhe Messonghi. Qyteti piktoresk i Korfuzit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndodhet 22 km në veri.

Me një shumëllojshmëri të gjerë të ambienteve sportive, aktiviteteve, dyqaneve, restoranteve, programeve argëtuese si dhe pozicionin e tij të shkëlqyeshëm, ky oaz pushimesh është me të vërtetë një destinacion veror perfekt për të gjitha grupmoshat.

Ambientet
Messonghi beach

Me një shumëllojshmëri ambientesh, në Messonghi Beach Holiday Resort do të shijoni detin e kristaltë në plazhin Moraitika. Në kompleks gjithashtu do të gjeni 2 pishina dhe një mini Aquapark dhe kënd lojërash për fëmijët, rrëshqitëse në ujë, bare dhe restorante. Gjithashtu do të gjeni një klub nate, dyqane, palestër dhe shërbime Spa dhe Wellness.

Aktivitete

Adhuruesit e sporteve do të mund të shijojnë ambientet dedikuar sporteve të ndryhme. Do të gjeni fusha futbolli, tenisi apo volejbolli. Ndërsa në plazh, do të keni mundësi të shijoni sportet ujore të organizuara nga animatorët si parasailing, ëater-ski, kanoe apo ekskursione zhytjeje. Disa herë në javë organizohen evente të ndryshme në mbrëmje si nata greke, nata e kërcimeve apo muzikë live.

Për ata që duan të eksplorojnë zonën përreth resortit, mund të kërkojnë informacion në recepsion apo të marrin makina me qira për të zbuluar edhe më shumë nga Korfuzi.

messonghi
Restorante dhe Bare

Te Messoghi Beach Holiday Resort do të gjeni dy restorante që shërbejnë të treja vaktet dhe ofrojnë një varietet gatimesh nga kuzhina vendase dhe internacionale. Gjithashtu, do të gjeni disa bare ku mund të shijoni pijet tuaja të preferuara dhe muzikë përgjatë mbrëmjeve.

Spoonbill