Udhëtime me Kroçerë

4 Opsione për Pushime të Paharrueshme

March 30, 2021
Udhëtime Blog

Nëse doni të provoni një eksperiencë ndryshe, të eksploroni disa vende njëherësh, por edhe të shijoni një shërbim cilësor, atëhëre kroçerat janë zgjedhja ideale për ju. Një mënyrë mjaft e mirë për të pushuar, por në të njejtën kohë të eksploroni disa prej destinacioneve më interesante në botë. Prandaj, po ju prezantojmë me disa opsione për pushime të paharrueshme në udhëtime me kroçerë.

1. Udhëtoni në hapat e Shën Palit
Kusadasi

Zbuloni misteret e Mesdheut Lindor duke lundruar në ujërat e kristalta të bregdetit Turk me një udhëtim 8 ditor. Do të mund të eksploroni disa nga atraksionet më të rëndësishme në botë si Hagia Sofia në Stamboll, Efesus antik, Shpella e Apokalipsit në Patmos, apo si edhe Veria antike në Selanik. Gjithashtu, do të njiheni me kulturën dhe gastronominë fantastike të këtij rajoni. Pra, nëse jeni një adhurues i historisë ky është udhëtimi ideal ku do të pushoni duke zbuluar më shumë rreth udhëtimeve të Shën Palit që sollën edhe disa nga idetë më kontroversale të kohës.

2. Zbuloni brigjet e Egjeut
4 Opsione për Pushime të Paharrueshme

Pamje mahnitëse, brigje vezulluese dhe arkitekturë mbresëlënëse. Një udhëtim 8-ditor plot diversitet mes Greqisë dhe Turqisë. Do të mund të shijoni një shëtitje në Bosfor, të provoni shijet dhe aromat në Stamboll, apo të eksploroni vendin legjendar të luftës së Trojës në Çanakkale. Më pas do të magjepseni me peizazhin në Meteora në Volos apo të shëtisni nëpër rrugët e këndshme në Santorini.

3. Eksploroni ishujt Grek

Nëse doni të kaloni disa ditë në ishujt Grek, por nuk dini cilin të zgjidhni, pse të mos vizitoni të gjithë ishujt më të rëndësishëm? Kjo është e mundur me një udhëtim me kroçerë ku do të mund të shijoni energjinë e mrekullueshme në ishujt Santorini, Mykonos dhe Kretë, si edhe të zbuloni Akropolin e Lindosit në Rodos. Me këto ndalesa do të keni mundësinë të zhyteni në një eksperiencë autentike mesdhetare që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj.

4. Udhëtoni në 3 kontinente
egjipt 4 Opsione për Pushime të Paharrueshme

Së fundmi, një nga udhëtimet më spektakolare është eksplorimi në 3 kontinente: Europë, Azi dhe Afrikë. Në 8 ditë do të mund të eksploroni Kairon me piramidat dhe Sfinksin e famshëm në Egjipt. Më pas të ndaloni në Ashdod në Izrael nga ku mund të vizitoni Betlehemin dhe Jeruzalemin. Në vazhdim, do të mund të eksploroni kulturën dhe atraksionet interesante në Limassol, Qipro. Një mundësi e artë për të zbuluar disa prej vendeve më të njohura në botë me vetëm një udhëtim.

Spoonbill