Një ditë ndryshe…Ujëvara e Sotirës dhe Liqeni i Banjës- 12€/personi

Code: 20051832471
Ekskursion brenda ditës
  • Ujevara e Sotires
  • Sotira-1
  • Sotira
  • Ujevarat-e-Sotires
  • Ujvara-e-Sotires1
  • DSC_0389
  • Sotira-5-

Tour Features

  • Takimi dhe nisja nga Tirana pranë stadiumit “Dinamo” në orën 07:00.
  • Takimi dhe nisja nga Elbasani përballë kalasë, pranë rrapit të Bezistanit në orën 08:00.

Një ditë ndryshe…Ujëvara e Sotirës dhe Liqeni i Banjës – 12€/personi
Nisja në datat 18,19,25,26 korrik dhe  15,16,22,23 gusht

Ekskursioni Ujëvara e Sotirës dhe Liqeni i Banjës fillon me takimin dhe nisjen për në Gramsh duke bërë një ndalesë të shkurtër në Liqenin e Banjës.

-Pas 2 orë e 30 minutash udhëtim , mbërritja në qytetin e Gramshit dhe një pushim të shkurtër. Bukuria e udhëtimit fillon menjëherë me nisjen për në fshatin e Sotirës, ku peisazhet gjatë rrugëtimit për në ujëvarë janë te mrekullueshme.

-Fill pas mbërritjes në fshatin e Sotirës, fillojmë marshimin drejt Ujëvarës.
Duhet të dini se marshimi në këmbë nga vendi ku na lënë fugonat është afërsisht 1 orë në varësi të ritmit të ecjes së grupit.

Në lëndinën që shtrihet përbri ujëvarës së Sotirës arrijmë në orën 12:00, dhe pas eksplororimit dhe fotove të ujëvarës të ndërthurur me natyrën mahnitëse, kohë e mjaftueshme në dispozicion për t’u ulur dhe shijuar ushqimet e marra me vete.

-Rreth orës 16:00 nisemi për në Tiranë.

Fundi i ekskursionit.

 

 

Detajet e Udhëtimit

Detajet e Udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi
Tirana (pranë stadiumit “Dinamo”)
Elbasani  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group”
Oraret e nisjes
Tiranë:              07:00
Elbasan:           08:00
I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/Shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.
Orari i kthimitElbasan – Rreth orës 19:30
Tiranë – Rreth orës 20:30
Përfshihen në çmim
Transporti me fugona vendas nga Gramshi në fshatin e Sotirës, ku do të fillojmë marshimin
Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
Shërbimi profesional i Guidës gjatë gjithë udhëtimit
NUK përfshihen në çmim
 

Dreka
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart
Nëse jeni të kënaqur me shërbimin jeni të lutur të jepni një shumë simbolike si bakshish për guidën dhe shoferin.

Ky ekskursion është i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje

Rezervoni me ne

Rezervoni me ne

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Një ditë ndryshe…Ujëvara e Sotirës dhe Liqeni i Banjës- 12€/personi”

Your email address will not be published.

*

Scroll Top

Searching Availability...