Price: €12.00
Lumi i Shalës, Perla e Alpeve Shqiptare 12 Euro/personi
Nisjet në datë 30 Gusht dhe 5,6,12,13,19,20 shtator
-Takimi me guidën dhe nisja drejt Liqenit të Komanit me ndalesë të shkurtër përgjatë rrugës. Mbërritja në portin e Komanit, sistemimi nëpër varkat që na mundësojnë udhëtimin mbresëlënës për në Lumin e Shalës.
-Pas rreth 1 ore udhëtim nëpër Liqenin e Komanit, mbërrijmë në destinacion. Lumi i Shalës është një vend me ndërthurje të mrekullueshme e të pakrahasueshme të ngjyrës së kaltër të lumit me ujë të ftohtë e të kulluar ,me malet me gjelbërim e shkëmbinjtë e thepisur , ajrin e pastër, duke e merituar dedikimin “Tajlanda Shqiptare”.
-Pas mbërritjes, kohë e lirë rreth 3-4 orë për të shijuar magjinë e kësaj tabloje fantastike të Alpeve Shqiptare. Ju jepet mundësia të shijoni shëtitje në natyrë, banjo dielli dhe të notoni në ujërat e kristalta të lumit, foto dhe mundësi argëtimi.
-Kohë e lirë për drekë në restorant me produkte kryesisht të zonës ose piknik sipas dëshirës. (Dreka konsumohet sipas dëshirës dhe nuk përfshihet në çmim)
-Nisja për rrugën e kthimit në Tiranë dhe Elbasan fillimisht me varkë deri në Koman e më pas me autobus.
-Mbërritja në mbrëmje fillimisht në Tiranë dhe më pas në Elbasan.
Fundi i ekskursionit Lumi i Shalës, Perla e Alpeve Shqiptare!
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit
Nga ku nisemi | Tirana (pranë stadiumit “Dinamo”) Elbasani (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit) Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group” |
||||||||||||||
Oraret e nisjes |
|
||||||||||||||
Oraret e përfundimit të udhëtimit | Tiranë – rreth orës 20:30 Elbasan – rreth orës 21:30 |
||||||||||||||
|
|
||||||||||||||
|
|
Ky tur eshte i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose duke dërguar një e e-mail në “info@etg.al” deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.
Reviews
There are no reviews yet.