Radika Resort Mavrovo

  • Radika-Resort
  • Radika-Lobby
  • Radika-Restaurant
  • Suite
  • Presidential-suite
  • Indoor-Pool
  • Indoor-Pool-+-Jacuzzi
  • SPA-treatment
  • Outdoor-Pool
  • Outdoor-Pool
  • Radika
  • Fitness-centre
  • Sauna

Tour Features

Kaloni pushimet tuaja në Radika Resort Mavrovo

Është një kompleks modern i rrethuar me pyje dhe vendosur në një pozicion ideal në Parkun Kombëtar të Mavrovës. Hotel Radika Mavrovo është pjesë e një kompleksi të kategorisë së parë malore: për këtë kompleksi njihet dhe si Radika Mountain Resort ose Radika Hotel & Spa Resort (për shkak të një faciliteti Spa fantastik).

Edhe pse në një lartësi malore, nuk gjendet shume larg aeroportit të Shkupit. Dhomat e këtij hoteli me pesë yje ofrojnë elegancë dhe komoditet maksimal. Radika Resort është aq i njohur për larminë dhe kualitetin e shërbimit saqë termi “Radika Mavrovo” është kthyer në një term gati gjeografik, për ti dhënë emrin krejt lokacionit përreth resortit.

Komplesi ofron dhomat më luksoze dhe më të mëdha hotelerike në të gjithë Maqedoninë Veriore. Një pjesë e dhomave ofrojnë pamje nga Liqeni i Mavrovës ndërsa pjesa tjetër pamje nga natyra malore. Radika Hotel përmban gjithashtu një pishinë të brendshme, banjo me avull, sauna Finlandeze, masazhe, hamam Turk, “jacuzzi” me ujë të njelmët etj. Kompleksi ofron gjithashtu qendra rekreative, fusha sportive, ashensor skish, pajisje skish, motorrë skish, e shumë shërbime të tjera. Në këtë resort, u plotësohen të gjitha nevojat dhe kërkesat për pushime dimërore ideale.

 

Detajet e Udhëtimit

Detajet e Udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Përfshihen në çmim
Fjetja dhe mëngjesi
Përdorimi i Pishinës së brendshme, palestrës dhe Sauna
Taksa Turistike
Parkimi
WI-FI në të gjithë hotelin
NUK përfshihen në çmim
Pijet dhe Shpenzimet personale
Dreka opsionale (15€/person)
Darka opsionale (15€/person)
Transporti

 

Shumë e Rëndësishme:

Çmimi i Reklamuar është për 1 person/natë

Politikat e fëmijëve

Foshnjet janë pa pagesë në të njejtin krevat me prindërit ( mosha 0-3.99 vjeç)
Fëmijë paguajnë 20 Euro/natë (mosha 4-11.99 vjeç )
Nga mosha 12 vjeç do të konsiderohen si të rritur dhe paguajnë 35€/person/natë (në krevat personal)

Rezervoni me ne

Rezervoni me ne

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ndryshimi i Emrit të personave ne udhëtim mund të bëhet deri në 5 ditë perpara fillimit të udhëtimit
Nëse dëshironi të ndryshoni datën ose specifikat e rezervimit tuaj, ju mund të na kontaktoni në nje nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Për të përfituar kompensim të plotë për këtë shërbim, duhet të kanceloni të paktën 15 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë, ose duke dërguar email në adresën [email protected] për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Radika Resort Mavrovo”

Your email address will not be published.

*

Scroll Top

Searching Availability...