Price: €39.00
- Takimi dhe nisja nga Elbasani përballë kalasë, pranë rrapit të Bezistanit në orën 05:30.
- Takimi dhe nisja nga Tirana tek stadiumi “Dinamo”, pranë Proper Pizza në orën 06:30.
Udhëtim në Malin e Zi -Kotor, Budva, Ostrog dhe Porto Montenegro
– 39€/person
Dita e Parë :
-Udhetim ne Malin e Zi fillon me takimin dhe procedurat e verifikimit. Më pas i drejtohemi manastirit të Ostrogut me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës për kafe dhe tualet.
-Mbërritja ne Manastir rreth ores 11:00. Autobusi ndalon prane fshatit dhe prej aty transporti behet me fugon lokal deri tek Manastiri. ( opsionale 5€/person vajtje -ardhje).
-Vizitë e Manastirit të Ostrogut. I pozicionuar lart në male pranë Niksic-it, do të gjeni vendin më të madh të pelegrinazheve në Malin e Zi. I ndërtuar në shekullin e 17-të, relikat e shenjta të Shën Vasilit (shenjtori i cili ndërtoi manastirin) mund të gjenden në kishën e poshtme të manastirit të sipërm. Manastiri i Ostrogut u ndërtua nga bashkëveprimi natyror dhe njerëzor, i gdhendur pothuajse në tërësinë e tij në një shkëmb mali të pozicionuar vertikalisht.
-Pas vizitës së manastirit vazhdojmë udhëtimin në drejtim të Budvas.
-Vizitojmë qytetin e Budvës, qendrën e qytetit, rrugën e portit ku mund të shijoni një pije buzë detit, vizitë e qytetit të vjetër dhe kalasë, dhe kohë e lirë për të konsumuar drekën në një nga restorantet e shumta që ndodhen pranë pedonales.
-Vazhdojmë me procedurat e Check-in në hotelet tona.
-Pas akomodimit në Hotel Vila MonteRio 3*, kohë e lire për të eksploruar dhe shijuar qytetin e Budvas.
-Konsumojmë darkën në Hotel.
Dita e dytë:
-Pasi konsumojmë mëngjesin në Hotel, nisemi drejt qytetit të Kotorit, ku do të vizitojmë qytetin e vjetër të Kotorrit, muret rrethuese, shtëpitë dhe kishat e vjetra dhe qytetin plot histori.
-Kohë e lirë për të eksploruar, shëtitur dhe për kafe.
-Pas vizitave në Kotor, vazhdojmë rrugën në drejtim të Porto Montenegro,(Tivat) një ndër portet e jahteve më luksoze në Malin e Zi dhe Ballkan.
-Shijojmë natyrën mbresëlënëse, një vizitë e shkurtër tek porti i jahteve dhe kemi kohë të lirë për drekë në Porto Montenegro dhe qytetin e Tivatit.
-Pasi kemi përfunduar vizitat, i drejtohemi Shqipërisë me ndalesa përgjatë rrugës.
-Një ndalesë panoramike për fotografi pranë ishullit të Shën Stefanit.
-Mbërritja në Tiranë rreth orës 18:30 dhe Elbasan rreth orës 19:30.
Fundi i programit Udhetim ne Malin e Zi -Kotor, Budva, Ostrog dhe Porto Montenegro
Faleminderit që zgjodhët Elite Travel Agency!
Reviews
There are no reviews yet.