Price: €14.00
Kotor & Budva
-Ekskursioni Kotor & Budva fillon me takimin edhe procedurat e verifikimit!
Më pas nisemi nga Tirana duke iu drejtuar pikës doganore të Muriqanit, me ndalesa dhe pushim përgjatë rrugës.
-Pas përfundimit të proçedurave doganore vazhdojmë rrugën drejt qytetit të Kotorrit. Ky është edhe “kryeqyteti turistik” i Malit te Zi. Kotorri është një qytet i mbrojtur nga UNESCO për trashëgimine kulturore dhe historike që ai mbart. Gjithashtu është qyteti më i vizituar nga turistë të rajonit dhe të botës të cilët vlerësojnë bukurinë e qytetit si dhe historinë e tij tepër të pasur. Në këtë udhëtim do të keni mundësinë të vizitoni qytetin e vjetër, duke shijuar rrugicat mahnitëse dhe historinë që ato përfaqësojnë.
Pas vizitave kohë e lirë për të konsumuar drekën midis shumë mundësive të restoranteve dhe tavernave në brendësi të mureve të vjetra!
-Transfertë në drejtim të qytetit të Budvës. Budva është një tjetër prej destinacioneve turistike më të rëndësishme dhe atraktive që ka Mali i Zi dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit ku do të shijojmë një shëtitje ne portin e Jahteve ne Budva, qytetin e vjetër të mbushur plot me restorante, dyqane suvenirësh dhe bare.
-Nisemi për rrugën e kthimit drejt Tiranës me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës.
Mbërritja në Tiranë rreth ores 20:30
Mbërritja në Elbasan rreth orës 21:30
Fundi i programit! Kotor & Budva ! Udhetim 1 ditor
Ju falenderojmë që zgjodhët Elite Travel Agency!
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit
|
Tirana (pranë stadiumit “Dinamo”) Elbasani (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit) Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|||||||||
Oraret e nisjes | Elbasan: 05:30 Tiranë: 06:30 I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes. |
|||||||||
|
Tiranë – Rreth orës 20:30 Elbasan – Rreth orës 21:30 |
|||||||||
|
|
|||||||||
|
|
Ky tur eshte i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ndryshimi i emrit të personave në udhëtim mund të bëhet deri në 5 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Për të përfituar kompensim të plotë për këtë shërbim, duhet të kanceloni të paktën 15 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.
Reviews
There are no reviews yet.