Price:€12.00
Korca dhe Voskopoja janë 2 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipërinë Juglindore. Duke marrë pjesë në këtë ekskursion ditor, ju do të bëheni pjesë e një udhëtimi të mrekullueshëm që do t’ju lërë mbresa.
Nisja në datat:
► Nisja nga Tirana ne oren 06:00 mbrapa stadiumit Dinamo, pranë Proper Piza
► Nisja nga Elbasani ne oren 06:40 përballe portes se Kalase , pranë rrapit te Bezistanit
-Pas takimit, guida turistike fillon me nisjen drejt Korçës, me një ndalesë përgjatë rrugës.
-Mbërritja në Korçë , qytetin e serenatave , duke e nisur ditën me vizitë në Pazarin e Vjetër të Korçës, i cili është kthyer në zemrën e vërtetë të qytetit , një kafe tek “Qoshka e Komitetit”, një kafe – muze ku reflektohet e shkuara komuniste e vendit në çdo detaj dhe vizitë e Bulevardit Republika, Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, Mësonjëtoren, shkollën e parë shqipe , Kullën e Korçës, një kopje identike projektit japonez për të parë nga lart një pamje mahnitëse të qytetit, pjesës së vjetër dhe parkun e qytetit. Pas vizitës në Korçë i drejtohemi fshatit të Voskopojës,
-Voskopoja ka qenë një nga qytetet më të zhvilluara në Shqipërinë Juglindore ndër shekuj. Akademia Franceze dhe 21 kisha ortodokse janë provë e shkëlqimit të humbur të një qyteti i cili u shndërrua në fshat. Fshati është i rrethuar nga kodra të larta dhe nga pyje me fiere. Klima është me verë të freskët dhe dimër të ftohtë. Gjithashtu reshjet e dëborës nuk mungojnë gjatë pjesës më të madhe të kësaj stine. E vetmja gjë që zjarret nuk morën dot prej Voskopojës ishin bukuritë natyrore dhe klimën e saj e mrekullueshme.
-Pas një shëtitjeje të këndshme në fshatin e mbushur me traditë, histori dhe ajër të pastër, kohë e lirë për drekë dhe më pas nisja për në Tiranë.
Fundi i ekskursionit Korça dhe Voskopoja.
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit
Nga ku nisemi | Tirana (pranë stadiumit “Dinamo”) Elbasani (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit) Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group” |
||||||||||
Oraret e nisjes |
|
||||||||||
Orari i kthimit | Elbasan – Rreth orës 21:00 Tiranë – Rreth orës 22:00 |
||||||||||
|
|
||||||||||
|
|
Ky tur eshte i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Nëse dëshironi të ndryshoni datën ose specifikat e rezervimit tuaj, ju mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.
Reviews
There are no reviews yet.