Beograd, “Parisi” i Ballkanit

Code: 20072832687
3 Ditë / 2 Net
  • Parlamenti i Serbise Beograd
  • Beogradi, Parisi i Ballkanit
  • Aleksandri i Madh Shkup
  • Ura e Vardarit Shkup
  • Shtepia e Nene Terezes Shkup
  • Beogradi
  • Beogradi
  • Lumi i Danubit
  • Shën Sava Beograd
  • Rruga “Shkodra” Beograd
  • Kalaja e Beogradit
  • Teatri kombetar Beograd
  • NEWBORN Prishtine
  • Biblioteka Kombetare Prishtine
  • Sauna
  • Fitness Center
  • Double room
  • Double room
  • Indoor Pool
  • Hotel Lounge
  • Hotel Lounge

Description

  • Takimi dhe nisja nga Tirana pranë stadiumit “Dinamo” në orën 06:00.
  • Takimi dhe nisja nga  Elbasani përballë kalasë, pranë Rrapit të Bezistanit në orën 07:00.
  • Takimi dhe nisja nga Fieri prane Karburant Krasniqit në unazë në orën 05:00.
  • Takimi dhe nisja nga Lushnja (tek Vila Met Çela)    në orën 05:25.

Udhëtim 3-ditor në Beograd, “Parisi i Ballkanit” – 79€/personi

Nisja në datat:
13 – 15 Nëntor
28 – 30 Nëntor
11 – 13 Dhjetor
24 – 26 Dhjetor

Fundjavë kulturore në Beograd, “Parisi” i ballkanit.

Dita 1 :

-Takimi edhe proçedurat e verifikimit!
-Nisja duke ju drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës në drejtim të Shkupit.
-Do të qëndrojmë përafësisht 2 orë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ku do te vizitojmë qendrën e qytetit të Shkupit,statujën e Aleksandrit të Madh, shtëpinë ku ka lindur Nënë Tereza, Çarshinë dhe lagjen shqiptare pranë Kalasë së Shkupit. Kohë e lirë për drekë në qendër të Shkupit, dhe më pas vazhdojmë rrugën drejt shtetit Serb.
-I drejtohemi Beogradit përgjatë autostradës Shkup-Nish-Beograd. Pas mbërritjes, akomodimi në hotel 3* Superior në qendër të Beogradit rreth orës 21:00 në varësi të proçedurave doganore.
-Mbrëmje e lirë për darkë edhe argëtim në zonën pranë hotelit.
-Fjetja në hotel në qendër të Beogradit.

Dita 2:

-Mëngjesi në hotel, dhe takohemi me guidën tonë lokale serbe e cila do të na shoqërojë përgjatë aventurës tonë!
-Vizitë fillimisht në Beogradin e Ri që ndodhet në krahun e majtë të lumit Sava, Arenën e Beogradit, Qendrën e Kongreseve SAVA, zonën rezidenciale Dedinje si dhe qytetin e vjetër mjaft piktoresk. Ndërmjet këtyre vizitave do të kalojmë dhe do të shikojmë memorialin e Titos, Kishën më të madhe në Ballkan – “Katedralja Shën Sava”, Sheshin Slavija, Pallatin e Beogradit, Bashkinë e qytetit, Parlamentin Serb, rrugën Terazije, Teatrin dhe Muzeun Kombëtar, Universitetin etj.
-Një vizitë e rëndësishme është Kalaja e Beogradit, qendra më e rëndësishme arkeologjike, nga ku do shpaloset një pamje mahnitëse e bashkimit të lumenjve Sava dhe Danub.
-Kohë e lirë për drekë pas vizitave në qendrën e Beogradit (pranë rrugës Skadarlija ku do të gjeni restorantet dhe baret më të mira të kryeqytetit serb).
-Gjatë pasdites mund të vizitojmë kopshtin zoologjik të Beogradit dhe Rrugën Kneza Mihaila e famshme për dyqanet dhe butikët, ku mund të kalojmë kohë të lirë për shopping dhe kafe. Beogradi, si kryeqendra e Serbisë dhe qyteti më i madh dhe më i ri në moshë është i mbushur me mundësi për aktivitete të ndryshme.
-Sipas dëshirës darka e organizuar në një nga restorantet tradicionale me muzikë popullore në “Rrugën Shkodra” ose siç njihet në serbisht, “Rruga Skadarlija” (opsionale).
-Fjetja në hotel në qendër të Beogradit.

Dita 3:

-Mëngjesi në hotel.
-Transfertë drejt qytetit të Nishit ku do të vizitojmë shkurtimisht qendrën e qytetit.
-Pas vizitës në Nish i drejtohemi Kosovës ku do të bëjmë një ndalesë në Prishtinë. Pas mbërritjes, fillimisht do të njihemi me godinat qeveritare, Monumentin e Pavarësisë, Sheshin “Skënderbej”, Sheshin “Nënë Tereza” , Bibliotekën Kombëtare etj.
-Kohë e lirë për drekë në Prishtinë.
-Pas vizitës së Prishtinës marrim drejtimin për në Shqipëri duke ndjekur Rrugën e Kombit.
-Fundi i programit : Beograd, “Parisi” i Ballkanit.

Faleminderit që na zgjodhët.

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tiranë (pranë stadiumit “Dinamo”)
Elbasan  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group”
Oraret e nisjes
Elbasani:           07:00
Tirana:              06:00
Fieri:                  05:00
I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do t’ju dërgohet me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.
Orari i kthimit Tiranë – Rreth orës 19:30
Elbasan – Rreth orës 20:30
Përfshihen në çmim
Akomodimi në Beograd në Hotel 3*superior në qendër.
Përdorimi i Palestrës, Pishinës së brendshme dhe qendrës SPA.
Mëngjesi i ditës 2 dhe 3.
Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
Shërbimi profesional i Guidës Shqiptare gjatë gjithë udhëtimit.
Shërbimi profesional i shoqëruesit Serb, gjatë ditës së dytë për vizitat në qytetin e Beogradit.
Pagesat dhe taksat rrugore e doganore.
NUK përfshihen në çmim
Drekat dhe Darkat për të treja ditët e udhëtimit.
Hyrjet në Muze apo atraksione ku aplikohet hyrja me pagesë
Shpenzime personale dhe pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart.
Nëse jeni të kënaqur me shërbimin jeni të lutur të jepni një shumë simbolike si bakshish për guidën dhe shoferin.

Shumë e rëndësishme:

Karta e identitetit ose pasaporta të jenë të padëmtuara dhe brenda afatit të vlefshmërisë.
Për fëmijët nën 18 vjeç që udhëtojnë vetëm me njërin nga prindërit, duhet një prokurë e posaçme nga prindërit.

Ky udhëtim është i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje

Për të rezervuar na duhet një parapagesë (20% e vlerës), dhe pagesa e plotë duhet kryer deri në 7 ditë përpara udhëtimit.

Numri minimal për zhvillimin e këtij udhetimi është 20. Agjensia ruan të drejtën e kancelimit të udhëtimit në rast se nuk përmbushet numri i caktuar. Ju do të njoftoheni të për të anulluar udhëtimin, të paktën 5 ditë përpara udhëtimit.

Rezervoni me ne

Rezervoni me ne

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ndryshimi i emrit të personave në udhëtim mund të bëhet deri në 5 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Për të përfituar kompensim të plotë për këtë shërbim, duhet të kanceloni të paktën 10 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Beograd, “Parisi” i Ballkanit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Spoonbill