Price: €38.00
Udhëtimi Saranda, Butrinti dhe Riviera
Nisja nga Tirana, mprapa Stadiumit Dinamo, pranë Proper Pizza në orën 06:00
Nisja nga Elbasani tek Rrapi i Bezistanit, përballë portës së Kalasë në orën 06:45
Nisja nga Fieri në orën 07:45
Udhëtim Saranda, Butrinti dhe Riviera
Dita e Parë :
Udhëtimi Saranda Butrinti dhe Riviera fillon me takimin dhe procedurat e verifikimit, duke ju drejtuar fillimisht qytetit muze të Gjirokastrës me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës për kafe dhe tualet.
Mbërrijmë në Gjirokastër, dhe bëjmë një vizitë të shkurtër në “Qytetin e Gurtë”.
Vazhdojmë rrugën drejt ndalesës tonë të rradhës, Parkut Kombëtar te Butrintit për të vizituar një nga parqet arkeologjike më të rëndësishëm të shtetit tonë, i mbrojtur nga “UNESCO”. Pas vizitës vazhdojmë drejt Sarandës, për të konsumuar drekën dhe pasdite të lirë në qytetin bregdetar.
Akomodohemi në Hotel dhe një vizitë në mbrëmje në kalanë e Lëkursit.
Darka e lirë.
Dita e dytë:
Konsumojmë mëngjesin në restorantin e Hotelit dhe më pas nisemi drejt Vlorës nëpërmjet rrugës së Rivierës.
Vlerësuar si nje ndër rrugët më piktoreske të Shqipërisë dhe Ballkanit, mikson relievin e thyer malor, me ujërat e kristalta te detit Jon për të na dhënë një panoramë të mrekullueshme, ndalojmë tek ujëvara e Borshit shkurtimisht dhe më pas në Porto Palermo për të shijuar një kafe buzë detit dhe për të vizituar Kalanë e Ali Pashës (200 lekë/person). Më pas qëndrojmë për kohë të lirë, plazh dhe drekë në Potam, Himarë. I drejtohemi Parkut Kombëtar të Llogarasë me një ndalesë tek Ballkoni Panoramik për fotografi. Kohë e lirë në Parkun e Llogarasë, për të konsumuar drekën në një nga restorantet e shumta dhe për të shijuar natyrën.
Pasi konsumojmë drekën kthimi drejt Tiranës dhe Elbasanit.
Fundi i programit Saranda Butrinti dhe Riviera
Faleminderit që zgjodhët Elite Travel Agency!
Reviews
There are no reviews yet.