Udhëtim 2-ditor në Ohër dhe Shën Naum

Code: 20090133757
2 Ditë / 1 Natë
  • Liqeni i Ohrit
  • Ohri i Bukur
  • Ohri me dron
  • Struga
  • Ura e Drinit te Zi Struge
  • Teatri Antik i Ohrit
  • Shen Naum
  • Manastiri Shen Naum
  • Kisha Saint Juan Kaneo, Oher

Tour Features

Udhëtim në Ohër dhe Shën Naum- 26€/personi

  • Takimi dhe nisja nga Tirana pranë stadiumit “Dinamo” në orën 06:00.
  • Takimi dhe nisja nga Elbasani përballë kalasë, pranë Rrapit të Bezistanit në orën 07:00.

Nisja në datat:
3-4     Tetor
10-11  Tetor
17-18  Tetor
24-25 Tetor
31Tetor – 1 Nëntor
7-8      Nëntor
14-15   Nëntor
21-22  Nëntor
28-29  Nëntorn

Fundjavë kulturore në Maqedoninë e Veriut.

Dita e Parë: Kohë e lirë në Ohër

Udhëtim në Ohër dhe Shën Naum fillon me takimin me guidën dhe nisja në orën 06.00 nga Tirana duke iu drejtuar pikës kufitare nga dogana e Qafe Thanes me një ndalesë të shkurtër
për kafe pergjate rruges.
-Dite sipas deshires (Check in ne hotel behet rreth ores 11:00) Kohe e lire ne dispozicion per te shijuar qytetin e Ohrid. Mund te
zgjidhni kafet e shumta ne pedonalen e qytetit apo shopping sipas deshires.
-Shijoni darken dhe jeten e nates ne qendren e qytetit.
-Fjetja ne hotel ne Ohër.

Dita e Dytë: Ohër dhe Shën Naum, Drilon

Mengjesi ne hotel
-Vizitojmë qendrën e qytetit të Ohrit, monumentin e Shën Klementit, Pazarin e Vjetër, vizitë e Shtëpise dhe Muzeut Etnografik
Robevci, dyqani i famshëm i letrës i cili daton që në shek XVI ku prodhohet letra nga artizani i familjes Ljupco të cilët kanë dhe
makinën e shkrimit (GUTENBERG) më të vjetër në Europë, një nga dy ekzemplaret që ekzistojnë sot në botë është në Ohër dhe
tjetra në Muzeun e Frankfurtit. Vizitë e Shën Sofisë, e ndërtuar në shek X, mozaikun e katedrales së rrënuar bizantine, teatrin i
cili daton që në shek II plk dhe Kalanë e Samuelit.
-Kohe e lire per dreke
-Transferte ne Sveti Naum
-Vizitë e Manastirit të Shë Naumit, i njohur nga të krishterët ortodoksë si mrekullibërës.Mundësi për fotografi pranë burimeve të
liqenit të Ohrit.
-Transferte drejte Elbasanit/Tiranes me ndalesa te shkurtra pergjate rruges nga dogana e Tushemishtit!

Fundi i programit Udhëtim në Ohër dhe Shën Naum!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemiTiranë (pranë stadiumit “Dinamo”, tek Proper Pizza)
Elbasan  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)Autobuzat tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasani:           07:00
Tirana:              06:00
I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do t’ju dërgohet me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.
Orari i kthimitElbasan – Rreth orës 19:30
Tiranë – Rreth orës 20:30
Përfshihen në çmim
Akomodimi në Ohër në Hotel Flamengo 4* me mëngjes
Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
Shërbimi profesional i Guidës gjatë gjithë udhëtimit.
Pagesat dhe taksat rrugore e doganore.
NUK përfshihen në çmim
 

Dreka dhe Darka për të dyja ditët e udhëtimit.
Hyrjet në Muze apo atraksione ku aplikohet hyrja me pagesë
Shpenzime personale dhe pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart.
Nëse jeni të kënaqur me shërbimin jeni të lutur të jepni një shumë simbolike si bakshish për guidën dhe shoferin.

Shumë e rëndësishme:

Karta e identitetit ose pasaporta të jenë të padëmtuara dhe brenda afatit të vlefshmërisë.
Për fëmijët nën 18 vjeç që udhëtojnë vetëm me njërin nga prindërit, duhet një prokurë e posaçme nga prindërit.

Ky udhëtim është i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje

Agjensia ruan te drejten e kancelimit te udhetimit nëse nuk plotësohet numri minimal i pjesëmarrësve (20 persona) deri në 3 ditë përpara datës së udhëtimit

Rezervoni me ne

Rezervoni me ne

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ndryshimi i emrit të personave në udhëtim mund të bëhet deri në 5 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Nëse dëshironi të ndryshoni datën ose specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Për të përfituar kompensim të plotë për këtë shërbim, duhet të kanceloni të paktën 15 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën [email protected] për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Udhëtim 2-ditor në Ohër dhe Shën Naum”

Your email address will not be published.

*

Scroll Top

Searching Availability...