Off road 4×4 dhe Hiking ne Shëngjergj

Code: 20092333817
Ekskursion brenda ditës
  • Guri-i-Zi-Shengjergj
  • Shengjergj – Tirane 4×4
  • Toyota 4WD – Elite Mobility
  • 4×4-offroad
  • Tirana nga Dajti
  • ujevara shengjergj
  • ujevara shengjergj
  • Shengjergj
  • Shengjergj
  • Guri i Zi- Shengjergj
  • Guri i Zi – Shengjergj
  • Guri i Zi – Shengjergj, Nature (9)

Tour Features

Ekskursioni Off road 4×4 Hiking Shëngjergj – Çmimi 120€ (për max 5persona) ose 30/personi

Datat e nisjeve për Off road 4×4 Hiking Shëngjergj:
31                                        Tetor
1,7,8,14,15,21,22,28,29   Nëntor
5,6,12,13,19,20,26,27      Dhjetor

► Nisja nga Elbasani ne oren 07:00
 përballe portës së Kalasë, pranë rrapit të Bezistanit
► Nisja nga Tirana ne oren 08:00 mbrapa Stadiumit “Dinamo” përballë Proper Pizza

Për nisje në data të tjera sipas dëshirës na kontaktoni në numrat e kontaktit:
+355 69 20 44 652 (telefon/ whatsapp)
+355 69 20 44 656 (telefon/ whatsapp)
+355 547 10026   (telefon)

Itinerari

-Mbas takimit me guidën tuaj fillon edhe aventura jonë Off road 4×4 Hiking Shëngjergj me fuoristrada. Fillimisht i drejtohemi Shëngjergjit, i ndodhur pikërisht mbrapa Malit të Dajtit, ku do të fillojme ditën me një ecje deri tek ujëvara e Shëngjergjit.

Distanca: ~2 km.
Kohëzgjatja: ~ 90 min
Niveli i vështirësisë: i thjeshtë – mesatar
I pershtatshëm për të gjitha moshat.-Pasi të kemi përfunduar ecjen, vazhdojmë rrugën tonë drejt fshatit të Shëngjergjit, ku do te fillojë edhe rruga e paasfaltuar e cila na çon në brendësi të pyjeve dhe maleve të cilat janë kufiri natyror midis Tiranës dhe Elbasanit.
-Kjo aventurë off-road do ju cojë në një prej zonave të paeksploruara të Shqipërisë së Mesme, mund të shijoni peizazhet e virgjëra të cilat kanë qenë të pa shkelura deri tani për vizitorët.
Duke eksploruar rrugët e pashtruara midis lumenjve edhe platacioneve drejt zemrës së Shqipërisë qëndrore. Do keni mundësi të shikoni varietete pafund të zogjve, fshatra rural si edhe mikpritjen tipike të shqiptarëve në këto zona të thella.
-Përgjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë drekën në formën e piknikut. (Sugjerohet piknik personal me vete)
-Pas përfundimit të rrugës off-road do të vizitojmë qytetin e Elbasanit, ku mund të konsumoni edhe drekën në një prej restoranteve të qytetit.
-Vizitë e Kalasë dhe qendrës së qytetit sipas dëshirës.
-Transferta e fundit në drejtim të Tiranës.
-Fundi i Programit Off road 4×4 dhe Hiking ne Shëngjergj.

!!Sugjerohen këpucë dhe veshje të përshtatshme për aktivitete në natyrë!!
!!Dreka sugjerohet të konsumohet në formën e piknikut!!
!!Nisjet bëhen edhe gjatë ditëve të javës sipas dëshirës së klientëve!!

!!Makina e parë drejtohet gjithmonë nga shoqëruesi i grupit (guidë+shofer) dhe ka 4 pasagjerë!!
!!Makinat ndjekëse drejtohen nga vetë klientët (deri në 5 persona për makinë)

Faleminderit që na zgjodhët!

Detajet e Udhëtimit

Detajet e Udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi
Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo” përballë Proper Pizza)
Elbasani  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Oraret e nisjes Elbasan:          07:00
Tiranë:              08:00
I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.
Orari i kthimit
Elbasan – Rreth orës 17:30
Tiranë – Rreth orës 18:30
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës gjatë gjithë udhëtimit
Transporti me fuoristrade 4×4 në të gjitha pikat e lartpërmendura.
Nuk përfshihen në çmim
Dreka
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart
Nëse jeni të kënaqur me shërbimin jeni të lutur të jepni një shumë simbolike si bakshish për guidën dhe shoferin.

Ky tur eshte i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje

Rezervoni me ne

Rezervoni me ne

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

 

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Off road 4×4 dhe Hiking ne Shëngjergj”

Your email address will not be published.

*

Spoonbill
Scroll Top